Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
E-Mail (Posta elektronike) është një ndër shërbimet më të kërkuara që ofron interneti. Me ndihmën e kësaj poste elektronike bëhet transmetimi i letrave elektronike (me të dhëna të shkruara në të) nga dërguesi tek pranuesi. Karakteristikë e këtyre letrave është adresa e cila në vete përmban simbolin @.
Me përhapjen e këtij shërbimi në internet gjithnjë e më tepër njerëzit e sidomos ekonomistët e përdorin këtë form të këmbimit të letrave në vend të formave klasike si postës, telefaksin etj. Shkaqet për këtë janë më së të njohura si p.sh:
- posta elektronike dërgon letrën brenda disa minutash, pa marr parasysh distancën.
- dërgimi i letrave me post elektronike kushton shumë pak, në krahasim me posten klasike.
- përparësia ndaj telefonit është dëshmia e marrëveshjes (edhe pse me ligj nuk janë të gjitha gjërat të kthjelluara)
- standardi MIME, i lejon dërguesit të letrës elektronike ti bashkëngjitë edhe dokumente tjera.
- gjatë këmbimit të letrës nuk është e nevojshme që dërguesi dhe pranuesi të jenë të kyçur në të njëjtën kohë në rrjetë.
Për dërgimin e letrave nevojitet që si dërguesi po ashtu edhe pranuesi të kenë një adresë në internet që në terminologjinë e internetit quhet E-Mail adresa. Adresat E-Mail hapen nga një qendër shërbimi në internet (Provider) për paraqitësit e kërkesës. Paraqitësi i kërkesës zgjedhë emrin (kombinim shkronjash e numrash) e adresës i cili nuk ka fusha të zbrazëta në mes të simboleve. Pas emrit pason pjesa që shkruhet nga qendra e shërbimit, simboli tek @ (ne anglishte at) qendra e shërbimit (Proveider) pastaj vije një pikë ndarëse dhe futet domeni i nivelit të lartë (Top-Level-Domen) për të njoftuar lexuesin për qendrën dhe karakterin komercial apo ndonjë tjetër.
Sistemi E-Mail nuk është i sigurt sa i përket vëzhgimit të përmbajtjes së letrës. Gjatë rrugës që kalon letra, ajo mund të lexohet dhe përmbajtja e saj edhe të ndryshohet. Për këtë nuk përdoret për letrat me përmbajte interesante për "shikuesin" e tretë. Në këtë drejtim është duke u menduar dhe punuar për të gjetur forma me anën e të cilave ky sistem do të mbrohej nga "shikuesit" e pa ftuar. Një ndër këto përpjekje është edhe kodimi PGP (Pretty Good Privacy), përpjekje që kodimi dhe dekodimi i përmbajtjes së letrës, të jetë i mundshëm vetëm nga dërguesi dhe pranuesi i letrës. Parakusht për një gjë të tillë është posedimi i një programi të njëjtë për kodim/dekodim të letrës për të dy palët.
Mundësit që lë kjo formë e këmbimit të letrave, janë shumë interesante për institucionet shtetërore, mirëpo ato ende nuk janë të përgatitura që letrat elektronike të i pranon si formë zyrtare e këmbimit të letrave.
Ky interes i ka shty administratat e disa vende perëndimore që të ndërmarri hapat për krijimin e bazes se ligjeve mbi këmbimin e letrave elektronike.
ASCII | IP | Blog | Gopher | IRC | PC | Kursivi | Modem | Newsgroup | E-mail | TCP | FTP | RAM | Rout-Gateway | DNS | Client-Server | Telenet | LAN | HTTP | HTML | www