Fruti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Në botanik, fruti është një vezore e pjekur bashkë me farat apo lulet e saj. Në gatim, kur flitet për frutat si ushqim, termi kryesisht i referohet vetëm atyre bimëve frutore që janë të ëmbla dhe mishtore si për shëmbull kumbulla, molla apo portokalli. Sidoqoftë edhe zarzavate të tjera si bajamet apo gruri klasifikohen si fruta të bimëve nga të cilat janë rritur. Pra në sferën e guzhinës, domatet, speci jeshil apo patatet nuk konsiderohen fruta. Këto ama në syrin e një botanisti janë fruta por ne i klasifikojmë si zarzavate. Disa erëza janë fruta. Shumë rrallë, ka bimë që janë fruta në kontekstin e kuzhinës, dhe nuk janë fruta në një kontekst botanik. Sidoqoftë, nën rregullat e tregtisë të Bashkimit Evropjan një karrotë specifikohet si frut, kjo ndoshta sepse frutat kanë një taksë më të lartë.
Termi frut fallco disa herë i referohet nje fruti si fiku ose një strukture bimore që i ngjan një fruti por nuk e ka prejardhjen nga një lule.
Rritja e pjesës më të madhe të frutave kërkon kujdes të veçantë. Mungesa e njohurisë dhe fertilizatorë të ndryshëm ndikojnë në prodhimin përfundimtar të një peme. Në pak specie, në mungesë të përkujdesjes dhe fertilizimit, fruti mund të zhvillojë një proçes të njohur si me emrin partenokarpi. Këto lloj frutash janë pa fara.