Internimet dhe burgimet e Seid Nursit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
- Titulli origjinal i librit: Internimet dhe burgimet e Seid Nursit
- Autor: Jusuf Zimeri
- Recenzues: Abdurrahman Asllani
- Lektor: Muxhteba Shehu
- Botues: Sh.B. ASR - Tetovë
- Viti i botimit: 1994
- Numri i faqeve: 64
- Përmbajtja:
- - Ky libër flet për jetëpërshkrimin e Seid Nursit (Bediu Zeman), (1873-1960), njërit nga dijetarët eminent të Um-metit. Ky libër trajton çështjen e gjykimeve, internimeve e burgimeve të Seid Nursit, si: Gjykimi i parë i Seid Nursit më 21.03.1909, masat represive urrejtëse të Mustafa Qemal Pashës ndaj Seid Nursit, burgimi i Seid Nursit në burgun "Eski-Sheher", internimi i Nursit në Kastamuni, gjykimi i Nursit në Afijon, përndjekja e Nursit nga masoneria, hetimet e policisë,…
- Motoja jetësore e Seid Nursit ishte: "Shporru nga ajo që ta zhytë shpirtin". Në fund, sa për ilustrim po përmendim rastin që u zhvillua në mars 1909 ku Seid Nursin e nxorrën para gjyqit ushtarak i cili në sallën e gjyqit kishte sjellë xhenazet e 15 myslimanëve të varur nga po ky gjyq, me qëllim që të frikësojnë Seid Nursin. Gjatë këtij momenti, Hurshid Pasha iu drejtua Nursit me fjalët: "A edhe ti apelon në fundamentalizëm Islam, në praktikimin e plotë të normave Islame dhe në formimin e Shtetit Islam"?
- Seid Nursi iu përgjigj: "Sikur t’i kisha 1000 shpirtëra, pa u menduar fare, të gjitha do t’i kisha flijuar për një realitet të Islamit. Unë në jetën time nuk kam pranuar e as që do të pranoj sistem tjetër, përveç Islamit".
Kategoritë: Libra | Islam