Jusuf Zimeri
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Prof. Jusuf Zimeri lindi më 20 Prill 1962 në fshatin Llojan. Shkollën e mesme e kreu në "Medresenë Alaudin" në Prishtinë. Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet në Universitetin "Al-Az'har" në Kairo pranë Fakultetit të Ligjit dhe Jurispudencës Islame. Pas diplomimit kthehet në vendlindje dhe fillimisht punësohet si ligjërues në fshatin e tij, dhe më pas transferohet si referent për çështje fetare në BIM në Shkup. Pas dy viteve transferohet si profesor i lëndëve të jurispudencës islame në shkollën e mesme "Medreseja Isa Beu" në Shkup, ku tani ushtron edhe postin e sekretarit. Veprimtaria e tij është mjaft e gjerë, janë për tu përmendur disa punime shkencore nëpër revista të ndryshme, si pshm.:...
Gjithashtu është marrë edhe me përkthime nga gjuha ... dhe disa botime.
[redaktoni] Veprat
- Internimet dhe burgimet e Seid Nursit, 1994
- E drejta e trashëgimisë në jurispudencën islame,
- Sistemi zgjedhor islam,
- E drejta familjare,
- Gjykata në sistemin islam,
- Pesë shtyllat e fesë islame, etj.