Java (gazetë)
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Java është një gazetë e përjavshme që botohet në Kosovë dhe publikohet edhe në rrjetë. Selia e gazetës gjendet në Prishtinë dhe menaxher i saj është Migjen Kelmendi. Gazeta publikohet në gjuhën shqipe dhe parapagimi i saj mund të bëhet në internet.
Më 9 maj 2006 shoqata Reporterët pa kufij i ndajnë kësaj gazete çmimin Press Freedom Award - Signal for Europ për vitin 2006.[1]
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Dialekti gegë
Dallon nga gazetat tjera për shkak se botohet në dialektin gegë. Në shumë numra të kësaj gazete ka artikuj, analiza dhe letra rreth gjuhës shqipe. Botuesi dhe kryeredaktori i gazetës Java, Migjen Kelmendi, shumë herë ka marrë pjesë në debate publike rreth gjuhës shqipe dhe ka kërkuar rishikim të standardit të gjuhës së sotme shqipe të vitit 1972 ku nën trysninë politike u vendos që gjuha standarde shqipe kryesisht të bazohej në dialektin toskë, dialekt që flitet në jug të Shqipërisë, dialektin e Enver Hoxhës.
[redaktoni] Identiteti kosovar
Një temë tjetër që është shtjelluar në Java është edhe identiteti i shqiptarëve të Kosovës. Shkrimet nga autorët kryesorë janë botuar në nëntor të vitit 2005 në një libër të titulluar "Kush asht kosovari?", që po ashtu është përkthyer edhe në gjuhën angleze.