Enver Hoxha
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Enver Hoxha ishte diktatori i Shqipërisë për 45 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste).
Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nënpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër,pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprundencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri. Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Më pas hyri në Grupin Komunist të Korçës, dhe filloi të punojë si profesor në Liceun Francez të Korçës. Më 7 Prill 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste u pushua nga puna si profesor në Liceun Francez për shkak se nuk pranoi të regjistrohej në partinë fashiste shqiptare. Nga Korça shkoi në Tiranë ku filloi të punoje si profesor në Gjimnazin Shtetëror, nga ku pas një kohe të shkurtër u pushua nga puna. Me ndihmën e disa shokëve gjeti punë në një dyqan cigaresh ku u ndihmua nga komunistët jugosllavë për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Me themelimin e saj më 8 Nëntor 1941 ai u zgjodh si anëtar i Komitetit Qëndror Provizor. Pas përpjekjeve për formimin e Frontit Nacional-çlirimtar u dënua me vdekje, në mungesë nga gjykata fashiste. Në Mars 1943, në konferencën e parë të Partisë Komuniste u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Partisë. Këtë funkson e mbajti deri në vdekje.
Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me sëmundjen e diabetit dhe në 1983 pëson një ishemi cerebrale, e cila ju përsërit në vitin 1984. Më 11 Prill 1985 ndërron jetë në Tiranë. Në vitin 1990, me rënien e regjimit diktatorial që ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkatërrua plotesisht, dhe u cilesua si diktatori më i egër i gjith vendeve komuniste.
[redaktoni] Veprat
[redaktoni] Lidhje të jashtme
![]() |
Ky artikull nga Politika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
![]() |
Kryetarët / Presidenti i Shqipërisë |
Ahmet Zogu | Enver Hoxha | Ramiz Alia | Sali Berisha | Rexhep Mejdani | Alfred Moisiu |