Kënga e Halilit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Kënga e Halilit është një këngë e vjetër popullore dhe qytetare që këndohej në tokat veriore shqiptare e që tregon gadishmërin e motrës shqiptare për familjen konkretisht në këngë për vëllezërit. Deri në vitet 2007 në festat familjare të njohura si Bankete në Gjakovë është pjesë e repërtuarit standard të grupeve muzikore që përkujdesen për argëtimin e të ftuarve. Tekstet e këngës dallojnë njëri nga tjetri duke mos i ikur kuptimit. Një nga këto tekste është edhe ky më poshtë i kënduar nga Zenel Doli dhe Shkëlzen Jetishi i njohur si Xeni. Si duket kjo ka një traditë pasi që repertuari i këngëve të Banketeve nuk ndryshon shumë (ka edhe përjashtime) nga Banketi në Banket dhe pothuaj se radhitja e këngëve ka mbetur e njëjtë si në kohërat e Qamilit të vogël , Yme Rizës e më vonë Ismet Pejës, Njazi Nikoliqit etj .
Si do që të jetë është interesante radhitja e përmbajtjes po si të ishte film kriminalistik. Bile, bile edhe hapet skena me vargun "Fryni era, na u çel taraba" e më tutje përshkruhet me shumë pak fjal kapja, paraburgimi i dy vllëzërve dhe tentimi për rezistencë të armatosur deri tek të e cila nuk mund të vije sepse ka ndodhur diçka më parë. Më tutje jipen shpjegimet se si ka ardhur deri tek kurtha e cila kur merren parasysh normat shoqërore shqiptare të asaj kohe merret për tradhti. Në pjesen tjetër paraqitet jehona e arrestimit dhe përshkruhen karakteristikat e pashallarve, feudalistëve shqiptar dhe traditat ndërfamiljare shqiptare në moton mbi familje vetëm perenia mund të vendosë se Pasha është i vogël për këtë punë.
- Fryni era na, u çel taraba
- Çou Halil se Avdi Aga
- O çu Halil se Avdi Aga
- O me treqin o sejmer1, o përmrapa
- O me treqin o sejmer1, o përmrapa
- Ton n`aponga e pa çorapa
- Ton n`çorapa, o pa aponga
- O Musa i vogë u çu o n`kamë
- O Musa i vogël, o na u çue n`kame
- Kërkon armët, jataganë e
- O kërkon armët o, jataganë e
- Naj ka m`shefë çaj miku pramë e
- Bejta Syla o qenë çafiri
- Boni gostin, çoj na thirri
- O boni gostin, çoj na thirri
- Çoj për myzhde
2tu veziri
- O çoj myzhde o tu Veziri
- Myzhde, Pashë se na u zu Halili
- Zu Halili o tuj këndu
- E gjith Shkodra n`kam jan çue
- E gjithë Shkodra n`kam jan çue
- O fol moj Shodër, një fjal për mue
- Fol moj Shkodër një fjal për mue
- Spo ju lutna me m`shpëtue
- Spo ju lutna me m`shpëtue
- O, me pre Musen, jo para mue
- Mus`n e vogël, na fali Pasha
- O pa Hallin, gjallë mos paça
- Xhelatëgjia e mrehi shpatën
- O Musa i vogël, e shtrini çafën
- Xhelatëgjia o, po bonë be
- O kurr ksi trima nuk kam pre
- Kur ja vuna thikën burrit
- o si me i nxjerr vllaznit prej burgu
- Ç`boni motra, o për Halilin
- Preu të shoqin me gjith t`birin
- Ç`boni motra o për të vllan, e
- Preu t`shoqin me gjithë djal, e
- Preu t`shoqin me gjithë djal
- E mur martinen3, dul kaçak, e
1. Sejmer - persona të cilët nuk hynin në klasifikimin e "të bardhëve" as "të zive" (S.Godeni)
2. Myzhde - lajmërim i mir, risi (Hipi)
3. Martina - lojë arme (Hipi)