Liquid Tension Experiment (album)
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Liquid Tension Experiment u lëshua më 10 mars 1998 nga bendi Liquid Tension Experiment nëpërmes Magna Carta Records. Grupi është i formuar nga John Petrucci (kitarë), Mike Portnoy (bateri), Tony Levin (bas kitarë dhe chapman stick), dhe Jordan Rudess (tastierë).
Albumi i takon zhanreve instrumental rock, progressive metal dhe jazz fusion.
[redaktoni] Këngët
- "Paradigm Shift" – 8:54
- "Osmosis" – 3:26
- "Kindred Spirits" – 6:29
- "The Stretch" – 2:00
- "Freedom of Speech" – 9:19
- "Chris and Kevin's Excellent Adventure" – 2:21
- "State of Grace" – 5:01
- "Universal Mind" – 7:53
- "Three Minute Warning (Part I)" – 8:20
- "Three Minute Warning (Part II)" – 4:02
- "Three Minute Warning (Part III)" – 5:18
- "Three Minute Warning (Part IV)" – 4:20
- "Three Minute Warning (Part V)" – 6:31
[redaktoni] Shënime
- "State of Grace" gjithashtu paraqitet në An Evening with John Petrucci and Jordan Rudess.
- "Paradigm Shift" dhe "Universal Mind" janë të dyja të përfshira në këngën "Instrumedley" nga Live at Budokan.
- "Paradigm Shift" e fillon CD-në me një eksplodim të notave në tempo tepër të shpejtë duke treguar kështu aftësitë teknike të bendit. Tempo më vonë shkon duke u ngadalësuar.
- "Thre Minute Warning" është referim për periudhën e inçizimit ku Tony Levin dëshironte të improvizonte duke u kundërshtuar kështu nga John Petrucci dhe Mike Portnoy të cilët dëshironin që t'i shkruanin këngët me kujdes. Levin përfundimisht iu tha atyre që nëse nuk ia fillonin të improvizonin për 3 minuta, ai do të shkonte në shtëpi. Kënga "Three Minute Warning" është ajo çka pasoi. Inçizimi papritur shkoi aq rrjedhshëm sa që ata e kaluan limitin e shiritit inçizues për 27 minuta, mirëpo fatmirësisht, paisja digjitale e Mike Portnoy-t arriti që ta inçizonte atë. Në pjesën e pasme të mbështjellësit të CD-së shkruan: "KUJDES: "Three Minute Warning" nuk është për ata që janë muzikalisht të ndijshëm, të padurueshëm, apo kritikë ekstrem vetë-kënaqës. Nëse ju i takoni njërës nga këto kategori, ju lutem shtypeni butonin "stop" të CD-player-it tuaj pas këngës # 8."
- Një pjesë e këngës "Universal Mind" përfshihet në solo-n me tastierë të Jordan Rudess në koncertin e Dream Theater Live Scenes from New York.