Liquid Tension Experiment
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Liquid Tension Experiment është një projekt i zhanreve instrumental rock, metal fusion dhe progressive rock \ metal i nisur nga bateristi i bendit Dream Theater, Mike Portnoy.
Mike Portnoy ftoi Jordan Rudess-in (tastierë) dhe ikonën e progressive rock-ut Tony Levin-in (bas kitarë dhe Chapman Stick) që t'iu bashkangjiteshin. Në videon e tij mësimore Liquid Drum Theater, Portnoy thotë se ai deshi që në kitarë ta ftonte Dimebag Darrell-in, por ky i fundit nuk mundi të bashkangjitej për shkak të konflikteve me orarin e tij. Portnoy pastaj ftoi shokun e tij të bendit John Petrucci-n që ta kryente këtë detyrë. Kombinimi u krijua si projekt anësor i Dream Theater në vitin 1998. Megjithëse disa teorizojnë se Jordan Rudess u ftua t'iu bashkangjitet Dream Theater kryesisht për shkak të suksesit të Liquid Tension Experiment, ai e pati refuzuar ftesën e mëparshme që iu bë nga bendi në vitin 1994, dhe vendosi që të bëhet antarë i Dixie Dregs.
Liquid Tension Experiment luajtën pjesë të shpejta të ngjashme me ato të Dream Theater, ndoshta pak duke anuar kah muzika Jazz, dhe iu shmangën tërësisht pjesës vokale. Ata bënë dy albume, Liquid Tension Experiment (1998) dhe Liquid Tension Experiment 2 (1999) në Magna Carta records. Ata gjithashtu bënë disa paraqitje të vogla në New York, Philadelphia, dhe Los Angeles. Mike Portnoy më parë në intervista të shumta ka shpallur se nuk do të ketë album të tretë, pasi që 3/4 e bendit janë në formacionin aktual të Dream Theater dhe materiali do të ishte shumë i njëjtë. Sidoqoftë, në vitin 2007, ai tha se albumi i tretë është i mundshëm, por problemet e tij me Magna Carta Records janë një pengesë më e madhe se sa bashkimi i anëtarëve të bendit.
Disa këngë të Liquid Tension Experiment janë përfshirë në performancat live të Dream Theater, si p.sh. kënga "Instrumedley" nga Live at Budokan.
[redaktoni] Diskografia
- Liquid Tension Experiment (1998)
- Liquid Tension Experiment 2 (1999)
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Dream Theater |
James LaBrie | John Myung | John Petrucci | Mike Portnoy | Jordan Rudess |
Chris Collins | Charlie Dominici | Kevin Moore | Derek Sherinian |
Diskografia |
---|
Albumet dhe EP-të: When Dream and Day Unite | Images and Words | Awake | A Change of Seasons | Falling into Infinity | Metropolis Pt 2: Scenes from a Memory | Six Degrees of Inner Turbulence | Train of Thought | Octavarium | Systematic Chaos |
Live albumet: Live at the Marquee | Once in a LIVEtime | Live Scenes From New York | Live at Budokan | Score |
Videot dhe DVD-të: Images and Words: Live in Tokyo | 5 Years in a LIVEtime | Metropolis 2000: Scenes from New York | Live at Budokan | Score |
Këngët: Pull Me Under | Another Day | A Mind Beside Itself | The Glass Prison | Stream of Consciousness | Instrumedley |
Artikujt e afërm |
Jelly Jam | Liquid Tension Experiment | MullMuzzler | Nightmare Cinema | OSI | Platypus | Transatlantic | True Symphonic Rockestra | YtseJam Records |