Mesha
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Mesha e shenjtë ( nga it. messa) është në kishën katolike dhe shumë kisha që lindën prej saj, shërbesa e shpalljes së fjalës dhe kremtimi falenderues (eukaristik) që i bëhet Perëndisë.
Sipas kuptimit katolik, mesha është kremtimi falenderues (eukaristik) jo vetëm një kujtim i darkës së fundit të Jezu Krishtit, por edhe bërjen të pranishme të vdekjes së tij në kryq dhe ringjalljen e tij, ku besimtari merr pjesë në to dhe është pjesë e këtyre kremtimeve duke marrë trupin e Krishtit në vete dhe fjalën e Perëndisë.
Fjala meshë rrjedh nga formula përmbyllëse liturgjike latine “Ite, missa est!“ - fj. p. fj. "shkoni, shpërndarja u krye" ose "shkoni në paqe"!
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Mesha në katolicizëm
[redaktoni] Tekstet e përdorura në meshë
Meshari romak (lat. "Missale Romanum") përmban lutjet dhe udhëzimet e kryerjes së meshës. Për kryerjen e meshës përdoren edhe Bibla dhe librat e ungjijve, për leximin e pjesëve të zgjedhura në to.
[redaktoni] Mesha në protestantizëm
[redaktoni] Shiko edhe
- Eukaristia
- Liturgjia
- Kisha katolike romake