Plaku dhe deti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Plaku dhe Deti është një nga romanet bestseller të mbarë letërsisë amerikane, shkruar nga shkrimtari amerikan Ernest Hemingway. Tek kritikët letrarë ekziston mëdyshja në është roman apo novelë, por sidoqoftë "Plaku dhe deti" është margaritari më i ndritshëm amerikan që pushtoi mbarë botën. Që në fillim nga vete titulli kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme: plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, kjo fuqi e pambarueshme. Personazhi kult Santiago është plazmim i vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot pusi e pabesi. Santiago përçapet me tërë fuqinë e tij të mpakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar. Kjo vepër është grishje e njëmendtë për rrugën e qarte të racës njerëzore: trazimi i përpjekjes për përvijimin e jetës në kushte sado të rënda.
![]() |
Ky artikull nga Literatura është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |