Polibi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Polybii (rreth 200 p.e.s. - mbas 120 p.e.s.) është historiani më i madh grek i lindur në Megalopol të Arkadisë rreth vitit 200 p.e.s., vdiq diku mbas vitit 120 p.e.s.. Ishte aktiv në jetën politike të Greqisë së atëhershme dhe ishte një ndër udhëheqësit e lidhjes së Ahesë. Pas humbjes në luftën e tretë maqedonase-romake ai së bashku me aheasit tjerë u zu rob dhe u dërguan në Romë. Deri në këtë kohë ai ishte i njohur si kundërshtarë i Romës, mirëpo prezenca e tij në Romë dhe kontaktet e tija me shoqërinë aristrokate romake ndikuan në mendimin e tij politik mbi Romën. Edhe pse ai kishte fituar të drejtën të kthehej në vendlindje ai pas një vizite të shkurtër të vendit të tij u kthye përsëri në Romë ku tashmë kishte vendosur kontakte shumë të afërta me Scipion Emilianin. Në Emilianin ai kishte gjetur një mik të ngushtë dhe e përcolli atë në ekspeditat luftarake.
Polibi është autori i parë i historisë botërore të kohës antike, ai përpiloi një vepër të quajtur "Historitë" e cila përbëhet prej 40 librash. Fatkeqësisht nga vepra e tij janë ruajtur vetëm pesë librat e parë, nga të tjerët kanë mbetur vetëm disa fragmente.
Polibi në veprat e tij zakonisht si masë kohore e ngjarjeve merr Olimpiadat e në raste të rralla përdorë datime tjera të ndonjë ngjarje krahasuese. Burimet që përdor ai janë të zgjedhura dhe mundohet që ato dhe mendimet e tija të i dokumentoi. Ai si detyrë të historisë merr jo vetëm përshkrimin por edhe shpjegimin e ngjarjeve.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Ilirët në veprat e Polibt
Në veprat e Polibit trajtohen luftërat iliro-romake dhe ngjarjet tjera që janë zhvilluar në tokat ilire gjatë luftërave maqedono-romake. Trajtimin e këtyre ngjarjeve ai e bënë nga detyra e tij si zyrtarë romakë që lë të kuptohet edhe mangësia në objektivitetin e trajtimi.
[redaktoni] Tituj të veprave
- Historiae - vepër e përbërë nga 40 libra
[redaktoni] Burim i të dhënave
- Ilirët dhe Iiria te autoët antikë ISBN 99927-1-639-8
- ALBANIEN Schätze aus dem Land der Skipetaren ISBN 3-8053-0978-3 dhe ISBN 3-8055-1017-X
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Polybius, Histories nga perseus.tufts.edu në anglisht