Rrethi i Tropojës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Rrethi i Tropojës është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi i Tropojës ka 28,851 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 1,043 km2 dhe kryeqendër qytetin Bajram Curri.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Rregullimi Administrativ
Rrethi i Tropojës ndahet në një bashki atë të Bajram Currit qe është qendër e rrethit; dhe shtatë komuna: Tropoja (e vjetër), Margegaj, Llugaj, Bujan, Fierzë, Bytyq, Lekbibaj.
[redaktoni] Demografia
Rrethi i Tropojës ka pësuar ndryshime drastike në rrënjën e popullsisë si pasojë e migrimeve të shumta në drejtim të viseve të ndryshme shqiptare. Në kohëra të reja ka një valë të madhe migrimi në drejtim të zonave urbane të Tiranës dhe Durrësit. Rrethi i Tropojës në vitin 1981 ka pasur 44.779 banorë qe është gati për 16.000 banorë më pak se në vitin 2004.
Ky është një alarm për qeverinë shqiptare e cila duhet të punojë më tepër që të krijoj perspektivë për banorët e zonës të cilët nga skamja dhe papunësia kërkojnë jetë më të mirë.
Numri i banorëve sipas njësive administrative:
- Bajram Curr (6.778 banorë)
- Tropojë (5612 banorë)
- Margegaj (3309 banorë)
- Llugaj (2465 banorë)
- Bujan (3454 banorë)
- Fierzë (2381 banorë)
- Bytyq (2134 banorë)
- Lekbibaj (2718 banorë)
[redaktoni] Historia
Historikisht treva njihet me emrin Malësia e Gjakovës dhe është vend i lindjes i shumë patriotëve të kombit tonë me të cilët mburret Shqipëria dhe Kosova.
Kjo krahinë i dha kombit shqiptarë shumë bij, Mic Sokolin, Haxhi Zekën, Bajram Currin, Shpend Dragobinë, Tahir Sinanin etj.
Gjatë Perandorisë Osmane ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kufiri i vitit 1912 që shkëputi pjesën më të madhe të Kosovës nga Shqipëria la Malësinë e Gjakovës në izolim dhe vështirësoi jetën e banorëve. Kufiri la të izoluar edhe ekonominë e Rrethit.
Nga çlirimi i Shqipërisë e deri në Luftën e dytë botërore Tropoja së bashku me Hasin dhe Kukësin që kishin mbetur këndej kufirit ishte pjesë e Prefekturës së Kosovës, që ishte një nga 10 zonat administrative të Shqipërisë së lirë.
Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 fillon një fazë e re për jetën e banorëve të cilët tani mund të shfrytëzojnë shkollat apo spitalet në Kosovë.
[redaktoni] Kultura
Malësia e Gjakovës spikatet me folklorin të begatshëm. Aktualisht në Bajram Curr vepron Ansambli Kulturor "Dardania". Këngëtar të shumtë kanë lindur në Rrethin e Tropojës: Fatime Sokoli, Arif Vlladi, Fatmira Breshani, Gëzim Nikaj.
[redaktoni] Ekonomia
Ekonomia e Tropojes është kryesisht blegtoralo-bujqësore dhe si pasojë e mungesës të ndonjë industrie, 73% nga afro 8.000 të punësuarit merren me këtë lëmi. Në rrethin e Tropojës gjendet plantacioni më i madh i gështenjave në Shqipëri. Ai eshte 2000 ha dhe ka 185,000 peme. Zona ushqehet nga burime natyrore ujore dhe perben nje mundesi te madhe ekonomike.
Aktiviteti i bletarise ka mundesi te zgjerohet si rezultat I flores se pasur, mjedisit te paster rural dhe kullotave me lule te shumta. Pavarsisht se bleterritesit nuk njihen zyrtarisht, ekziston nje rrjet i lire mes tyre, duke siguruar nje baze potenciale per tregtimin e mjaltit.
Nje nga sekretet turistike, Valbona nuk shfrytëzohet sa duhet, sikur të shfrytëzoheshin kapacitetet e natyrës Rrethi i Tropojës do ishte një nga rrethet me nivel më të lartë jetese në Shqipëri. Qindra Kosovarë vizitojnë Valbonën, për të kaluar fundjavët në ajrin e pastër, peshkim dhe për të përjetuar kënaqësinë e bukurive të shumta.
Rrethi i Tropojës ka 81 kilometër kufi, ndër të cilët 41 kilometër janë me Kosovën dhe 34 kilometër me Malin e Zi, qarkullimi me Malin e zi mungon totalisht, pavarësisht premtimit për hapjen e pikës së re të kalimit kufitar Qerem-Plavë.
[redaktoni] Vendbanime
[redaktoni] Personalitete
Personalitete të shquara nga Rrethi i Tropojës:
- Mic Sokoli
- Haxhi Zeka
- Binak Alia
- Shpend Dragobia
- Tahir Sinani
- Fatime Sokoli
- Gëzim Nikaj
- Sali Berisha
- Azem Hajdari
- Besnik Mustafaj
[redaktoni] Shih edhe
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Berat · Bulqizë · Delvinë · Devoll · Dibër · Durrës · Elbasan · Fier · Gjirokastër · Gramsh · Has · Kavajë · Kolonjë · Korçë · Krujë · Kuçovë · Kukës · Kurbin · Lezhë · Librazhd · Lushnjë · Malësi e Madhe · Mallakastër · Mat · Mirditë ·Peqin · Përmet · Pogradec · Pukë · Sarandë · Shkodër · Skrapar · Tiranë · Tropojë · Vlorë