Tahir Sinani
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Tahir Sinani ushtarak shqiptar, dëshmor i luftës në Maqedoni.
Lindi më 6 maj 1964, në fshatin Gri afër Bujanit, Rrethi i Tropojës, Shqipëri. Gjatë luftës në Kosovë ishte një ndër komandantët më aktivë, më pas emërohet Komandant i Zonës së tretë operative i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Gjatë kryengritjes shqiptare në Maqedoni drejtoi Brigadën 116 "Xhemë Gostivari". Tahiri Sinani së bashku me katër bashkëluftëtar humb jetën kur makina e tyre shkel një minë tokësore.
Më 24 maj të vitit 2002, trupi i dëshmorit Tahir Sinani rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve, në Landovicë të Prizrenit.
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |