Sunneti - burimi i sheriatit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Pjesë nga një sërë artikujsh. |
Besimi dhe praktika |
• Teuhidi i Allahut • Deklarata Islame • Namazi • Agjërimi • Haxhxhi • Zekati • |
Figura të njohura |
• Muhammedi • Sahabët • Profetët në Islam • Aliu • Ebu Bekir • Omeri |
Tekste dhe ligje |
• Kur'ani • Suret Kur'anore • Hadithi • Sheriati • Jurispudenca Islame • |
Medh-hebet në Islam |
• Hanefi • Shafi • Maliki• Hanbeli • |
Aspektet shoqërore |
• Akademia • Teologjia • Filozofia • Shkenca • Arti • Arkitektura • Qytetet • Kalendari • Festat • Gruaja • … në Kur'an • Sufizmi• |
Shih edhe |
• Fjalori Islam • |
Sunneti ose Tradita është burimi i dytë i së Drejtës së Sheriatit i cili është fjalë, veprim, gjykim dhe sjellje e Muhammedit (paqa qoft mbi të).
Sunneti-Tradita e Profetit është burimi i dytë i së drejtës së Sheriatit. Me këtë nënkuptohet drejtimi, rruga e Pejgamberit e cila për muslimanët është obligim që ta ndjekin, dhe kjo ndodhë me porosi hyjnore. Zoti në Kur’an thotë: “Kush pason ( mbështetë) profetin, ai ka pasuar ( mbështetur) Zotin...” . “Me të vërtetë ju (muslimanë) keni në profetin shembullin më të mirë” (Ahzab, 21). Me termin “Sunnet” kuptojmë: thëniet-porositë, ndalimet, lejimet, veprat, miratimet (pëlqimet) dhe virtytet e Profetit Muhammed. Nganjëherë sunneti vjen me dispozita shtesë, apo komentim, sqarim nga ato norma që gjinden në Kur’an. Sunneti i Profetit është burim pa të cilin nuk do të kuptohej e drejta e Sheriatit. Kur’ani na bënë me dije se sunneti i profetit gjithnjë ka qenë inspirim, shpallje që i është dhënë Pejgamberit nga Krijuesi Gjithësisë. “Ai (Muhamedi) nuk flet nga veta e tij. Ajo që e thotë s’është (gjë tjetër) pos shpallje që i frymëzohet” , prandaj, duhet kuptuar se çdo thënie, veprim, miratim, pëlqim i Profetit ndaj një vepre, ka burimin nga Zoti, andaj edhe është bazë e dytë, pas Kur’anit, në ndërtimin e fesë, jetës, ligjit. Profeti Muhamed ka qenë transmetues dhe interpretues i vullnetit të Zotit dhe komentues i ligjërimit hyjnor-Kur’anit. Roli i sunneti. në ndërtimin e shoqërisë dhe të së drejtës është i patejkalueshëm dhe i domosdoshëm, ngase vetëm në traditën e tij mësojmë në praktikë fenë dhe të drejtën e Sheriatit. Se sunneti është burim i sheriatit ka bazën e vet ligjore në vetë Kur’anin ku Zoti i lartëmadhërishëm thotë: “Çka ju jep (urdhëron) i dërguari (Muhammedi) merreni, dhe atë që ju ndalon ai largohuni nga ajo....” .
[redaktoni] Llojet e Sunnetit
Llojet e sunneti në të drejtën e Sheriatit janë tri llojesh:
- Lloji i parë është sunneti i cili ka norma të ngjashme dhe përputhet me burimin e parë të së drejtë së Sheriati, pa shtuar as munguar asgjë në norma, ligje etj, shembulli i tillë është urdhërimi për agjërim, që në të njëjtën mënyrë e gjejmë edhe në Kur’an.
- Lloji i dytë është sunneti i cili komenton-sqaron normat, dispozitat, ligjet, urdhëresat, ndalesat etj, të burimit të parë të së drejtës së Sheriatit (Kur’anit) që janë të pa detajizuara, e që nuk mund të kuptohen pa sqarimin e sunnetit, shembull për këtë kemi: pastrimi i tërësishëm i trupit pas marrëdhënieve intime, mënyra e të falurit, tatimi vjetor, etj.
- Lloji i tretë është sunneti i cili paraqet ndonjë dispozitë, normë, ligj, urdhër,ndalesë etj. që nuk e ka cekur Kur’ani, por që e ka aplikuar dhe sqaruar Pejgamberi. Shembull për këtë kemi, ndalesën e veshjes së mëndafshit për meshkuj, ndalimi i bartjes së arit për meshkuj, etj.
Sa i përket fjalëve të Profetit ato në gj. Arabe quhen “Hadithe”, dhe këto hadithe kanë disa kategori, por ne do t’i përmendim vetëm disa më esenciale duke mos u zhytur shumë në këto terminologji, ngase ka disa shkenca të posaçme në të drejtën e Sheriatit për studimin e mirëfilltë të burimit të dytë të së drejtës së Sheriatit, kategoria e parë: janë Hadithet e vleftëshme që lejohet të mbështetemi për bazë ligjore dhe kategoria e dytë : janë ato hadithe të pavlefshme të tjetërsuara të bastarduara që nuk lejohet kurrsesi të punojmë me të për t’i marrë si bazë ligjore.
- Kategoria që lejohet të punohet janë sipas këtij klasifikimi:
- Hadithi Kudusij ( hyjnor).
- Hadithi Mutevatir (autentik).
- Hadithi Sahih (i vërtetë).
- Hadithi Mesh’hur (i afirmuar).
- Hadithi Ahad (i vetmuar).
- Kategoria e dytë që nuk lejohet janë sipas këtij klasifikimi:
- Hadithe të dobëta (në transmetim).
- Hadithe Mevdu’ë (të trilluara) dhe ndonjë tjetër për shkaqe bastardimi.
[redaktoni] Shih edhe
- Sheriati
- Sunneti