Xhamia e Nazireshës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Pjesë nga një sërë artikujsh. |
Besimi dhe praktika |
• Teuhidi i Allahut • Deklarata Islame • Namazi • Agjërimi • Haxhxhi • Zekati • |
Figura të njohura |
• Muhammedi • Sahabët • Profetët në Islam • Aliu • Ebu Bekir • Omeri |
Tekste dhe ligje |
• Kur'ani • Suret Kur'anore • Hadithi • Sheriati • Jurispudenca Islame • |
Medh-hebet në Islam |
• Hanefi • Shafi • Maliki• Hanbeli • |
Aspektet shoqërore |
• Akademia • Teologjia • Filozofia • Shkenca • Arti • Arkitektura • Qytetet • Kalendari • Festat • Gruaja • … në Kur'an • Sufizmi• |
Shih edhe |
• Fjalori Islam • |
Mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit XVI. Sipas një mbishkrimi të shkruar me bojë në murin fundor të mafilit lexohet data 1599. Xhamia e Nazireshës u ndërtua nga një funksionar i lartë perandorak, i cili i vuri asaj emrin e gruas së tij. Në të njëjtën kohë është ndërtuar edhe xhamia e Ballijes, i cili ishte vëllai i Nazireshës. Xhamia e Nazireshës përbën monumentin fetar tipik të arkitekturës mesjetare shqiptare. Është xhami e llojit sulltanor me minare e kupolë. Ndodhet në anë të unazës jugore të Elbasanit. Mendohet se dikur këtu ka qenë qendra e qytetit. Xhamia e Nazireshës ruan formën orgjinale të sallës së faljes. Xhamia është e shtruar me pllaka poligonale, salla ka formë kuadratike dhe ndriçohet nga 5 dritare të vendosura në tre radhë. Frekuentohet edhe në ditët e sotme. Është shpallur monument kulture.
Tabela e përmbajtjeve |