Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
26 Gushti është dita e 238-të e kalendarit gregorian (dita e 239-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 127 ditë.
- 2002 Parlamenti i Spanjës voton me shumicë dërrmuese për ndalimin e partisë politike baske, Batasuna, për shkak te mbështetjes që ajo i jep grupit me aktiv të gueriles të Evropës Perëndimore, ETA.
- 2000 Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret me të cilin dekoroi pas vdekjes 118 anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses Kursk. Komandanti i nëndetëses, kapiteni Genadi Liaçin, u dekorua pas vdekjës me titullin e "Heroit të Federatës Ruse", ndërsa 117 anëtarë të tjerë të ekuipazhit u dekoruan me "Urdhrin e Trimërisë".
- 1999 Më shumë se 60 000 brazilianë që kërkonin dorëheqjen e Presidentit Cardoso u grumbulluan para Kongresit, në protestën më të madhe në historinë e këtij vendi.
- 1920 U ratifikua Amendamenti i 19 i Kushtetutës amerikane, i cili u dha grave të drejtën për të votuar.
- 1813 Pas një fitoreje të parë, francezët nën drejtimin e Marshal Mcdonald, u mposhtën nga prusianët nën drejtimin e gjeneral Bluecher-it në betejën e Katzbach.
- 1896 Revolucionaret armene sulmuan bankën otomane në Kostandinopoje, duke provokuar kështu një betejë treditore, në të cilën vdiqën rreth 6 000 armenë.
- 1346 Një ushtri e vogël angleze prej 10 000 pjesëtarëve, nën drejtimin e Eduarit të III-të, mposhti forcat superiore franceze të Filipit VI-të.
- 1901 Lindi Maxwell Taylor, gjeneral dhe diplomat amerikan. Ai drejtoi forcat amerikane në periudhën e fundit të luftës në Kore.
- 1743 Lindi Antoine Lavoisier, kimist anglez, i konsideruar si themelues i kimisë moderne, ai zbuloi oksigjenin. U ekzekutua nga revolucioni në 1794.
- 1740 Lindi shpikësi francez Joseph Michel Montgolfier. Ai dhe vëllai i tij, Jacques Etienne, shpiken ballonin me ajër në 1783.
- 1676 Lindi Sir Robert Walpole, burrë shteti dhe politikan anglez. Kancelar i Ministrisë së Financave nën mbretërimin e George I, ai grupoi disa ministra rreth tij dhe u bë kështu kryeministri i pare anglez.
- 2001 Vdiq në moshën 60 vjeçare në Paris këngëtari dhe aktori francez, Filip Leotar, vëllai i ish ministrit francez të Mbrojtjes, Fransua Leotar. Ai ka interpretuar në më shumë se 70 filma, si dhe ka nxjerre katër albume si këngëtar. Në vitin 1992 ka botuar një libër poetik te titulluar "Asnjë ditë pa një rresht".
- 2003 Komediani Pieral, xhuxhi më i famshëm i kinemasë franceze, vdiq të premten në Paris në moshën 79 vjeç, pas një sëmundjeje të gjatë. Pierre Aleyrangues, Pieral, luajti në rreth 30 filma, rreth 10 pjesë teatrale dhe në po aq seriale televizive, "me shpesh ne rolin e të keqit".
- 1998 Vdiq Francesko Crucitti, kirurg italian që shpëtoi jetën e papës në një operacion urgjent pas një tentative për vrasje në vitin 1981.
- 1990 Vdiq në moshën 62 vjeçare, Mario Pinto de Andrade, nacionalist dhe presidenti i pare i Angolas.
- 1974 Vdiq Charles Lindberg, aviator amerikan, i cili realizoi udhëtimin e parë mbi Atlantik, në vitin 1927.
[redaktoni] Festa dhe përvjetore