Albanopoli
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Albanopoli ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgerdhesh të Krujës. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë. Përmendet për herë të parë në mesin e shekullit të II nga Ptolemeu, i cili e përcakton në token e albanëve me koordinata gjeografike 46 gradë dhe 41 gradë e 5'. Nga emri i këtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Albania (Shqipëria).