Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (shk.: AAK) është një parti politike nga Kosova formuar në vitin 2000 nga parti dhe individ me një të kaluar patriotike. Në fillim AAK ishte një koalicion i pesë partive atdhetare. Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002 AAK u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloj të funksioni si parti e vetme e jo si një koalicion. Shumë nga anëtarët e partisë janë ish pjesëtar të UÇK, dhe atdhetar. AAK është një parti pro-Evropiane që punon për një Kosovë demokratike, të pavarur dhe multietnike. Dallohet për numrin e madh të grave dhe të rinjve në radhët e partisë. Kryetar i partisë që nga themelimi ka qenë dhe është, edhe pse ndodhet në burg në Haag, Ramush Haradinaj. Ka më së shumti mbështetës në rrafshin e Dukagjinit, në qytetet Pejë, Deçan dhe Gjakovë. Ka pasur tre kryeministra: Ramush Haradinaj (2004 — mars 2005), Bajram Kosumi (mars 2005 — mars 2006) dhe Agim Çeku (mars 2006 - )
Në mars të vitit 2005, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, u detyrua të jepte dorëheqje si kryeministër, dhe ti dozohej Tribunalit të Hagës që e akuzoi mes tjerash për krime lufte gjatë luftës çlirimtare të Kosovës në vitin 1998-1999. Haradinaj ishte komandant i UÇK për zonën e Dukagjinit gjatë luftës çlirimtare të Kosovës 1998-1999. Haradinaj ka deklaruar para trupit gjykues se ai është i pafajshëm, dhe se akuzat janë prodhuar nga qeveria serbe.