Agim Çeku
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Agim Çeku drejtoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë muajve të fundit të Luftës së Kosovës, dhe me përfundimin e luftës mori drejtimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Çeku është Kryeministër i Kosovës.
[redaktoni] Karriera ushtarake
I lindur në fshatin Qyshk, Pejë më 29 Tetor 1960, Çeku është ushtarak karriere. Ai kreu dy vite të akademisë ushtarake në Beograd dhe dy të tjera në Zarë të Kroacisë ku iu bashkëngjit Armatës Popullore të Jugosllavisë. Kur filloi lufta në ish-Jugosllavi në tetor 1991, ai iu përgjigj kushtrimit të gardës kombëtare të Kroacisë dhe fitoi komandën e njësive artilerike në Zarë, dhe pastaj u bë zëvendës-komandant i divizionit luftarak. Në shkurt 1992 iu besua komanda e divizionit luftarak Masleniçko (Masleničko), e pastaj komanda e divizionit anti-tankist e garnizonit në Gospiç (Gospić).
Çeku morri pjesë aktive në luftën që pasoi me Republikën Serbe të Krajinës e cila kërkonte ndarjen nga Kroacia. Në shtator 1993 gjatë luftimeve në Medak, Qitluk (Čitluk) dhe (Počitelj), si pjesë e Operacionit “Toka e Zjarrtë”, Çeku u plagos. Aty ai e fitoi gradën gjeneral dhe pastaj mori pjesë në stërvitjen që instruktorët e ushtrisë amerikane u ofruan oficerëve dhe ushtarëve kroatë. Gjatë dy viteve në vazhdim ai ndihmoi në freskimin e doktrinës dhe taktikave të ushtrisë kroate, duke planifikuar Operacionin Stuhia më 1995 i cili i dha fund luftës në Kroaci. Ai u dekorua nëntë herë nga kryetari kroat Franjo Tugjman duke arritur gradën gjeneralbrigadier.
[redaktoni] Ardhja në UÇK
Çeku vendosi kontakte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës rreth mesit të viteve ‘90. Ai dha dorëheqjen nga posti ne ushtrinë kroate në shkurt 1999. Pas dështimeve fillestare të UÇK-së, në 14 maj 1999 Çeku emërohet komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, duke zëvendësuar Sulejman Selimin – Sulltanin. Ai menjëherë filloi riorganizimin e UÇK-së dhe vendosjen e një strukturë të vërtetë ushtarake. Në ditët përmbyllëse të Luftës së Kosovës, UÇK-ja filloi t'i ofrojë NATO-s informata të rregullta si dhe të sulmojë forcat serbe për t'i vënë në pah të avionëve të NATO-s. Sipas raporteve në atë kohë, Çeku ishte ndërmjetësi kryesor mes NATO-s dhe UÇK-së.
Me përfundimin e luftës në qershor 1999, Çeku mbikëqyri çarmatosjen e UÇK-së dhe transformimin e saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Si komandant i përgjithshëm i TMK-së, Çeku mbajti gradën gjeneral-leftnant. Serbia ende mban një fletë-arrest ndërkombëtar ndaj tij që nga luftimet në Krajinë që ka çuar deri te arrestimet e përkohëshme në tetor 2003 në Lubjanë dhe në shkurt 2004 në Budapest. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi ka bërë të ditur se ai nuk kërkohet për krime lufte.
Çeku është i martuar me një grua kroate dhe ka dy djem e një vajzë që jetojnë në Kroaci.
[redaktoni] Emërimi kryeministër
Më 2 mars 2006, pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozoi dhe pastaj kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu e emeroi Agim Çekun për kryeministër të katërt të Kosovës së pasluftës. Kuvendi i Kosovës e aprovoi atë kryeministër më 10 mars 2006.
Kryeministrat e Kosovës | |
Bajram Rexhepi | Ramush Haradinaj | Bajram Kosumi | Agim Çeku |