Bajram Rexhepi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Bajram Rexhepi u bë Kryeministri i parë (Hashim Thaçi ishte kryeminister i institucioneve të përkohëshme fill pas mbarimit të luftës) i Kosovës më 4 mars 2002, pas zgjedhjeve të përgjithshme në nëntor 2001. Një anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila përfundoi e dyta në zgjedhje. Emërimi i Rexhepit për këtë funksion ishte rezultati i një marrëveshje për ndarjen e pushtetit ndërmjet tre partive kryesore shqiptare në Kosovë, LDK, PDK dhe AAK.
Rexhepi lindi më 3 qershor 1954 në qytetin e Mitrovicës. Rexhepi, një kirurg, u diplomua nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës më 1979 dhe përfundoi studime pas-universitare në Zagreb më 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicë deri më 1990. Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe një anëtar i Kuvendit të Kosovës.
Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi ju bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.
Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së organizatës PDK në qytet. Në zgjedhjet e përgjithshme më 17 nëntor 2001, PDK fitoi 25.7 përqind të votave, duke u renditur e dyta pas Lidhjes Demokratike të Kosovës të Ibrahim Rugoves.
Më 4 mars 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetsimin e kryeadministratorit të atëhershem Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president; të dy konsiderohen si politikanë të moderuar.
Rexhepi jeton në Mitrovicën veriore me bashkëshorten dhe vajzën e tij.
![]() |
Kryeministrat e Kosovës |
Bajram Rexhepi | Ramush Haradinaj | Bajram Kosumi | Agim Çeku |