Bruto prodhimi vendor
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Bruto prodhimi vendor (edhe Bruto produkti vendor / shkurt: BPV) është një indikator ekonomik që paraqet vlerën nominale të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një periudhe (zakonisht një viti) në një ekonomie të një shteti.
Vlera e Bruto Prodhimit Vendor kalkulohet sipas formulës:
BPV = C + I + G + (E - I)
ku elementet e caktuara paraqesin:
Pra, duke mbledhur shumën e konsumit të përgjishëm, investimet e bëra, shpenzimet qeveritare dhe diferencën mes eksportit dhe importit gjejmë vlerën nominale të BPV. Bruto prodhimi vendor nuk merr parasysh zhvlerësimet (amortizimet) e krijuara gjatë periudhës referencë. Po të përfshijmë elementin e zhvlerësimit (amortizimit) në BPV atëherë arrijmë vlerën që ka Neto prodhimi vendor (NPV).
BPV përdoret gjërë si një indikator i madhësisë së një ekonomie. Rritja e tij, e paraqitur si përqindje përdoret si tregues i rritjes së ekonomisë.
BPV i pjestuar me numrin e banorëve të ekonomisë së cilës i referohet paraqet një indikator tjetër - Bruto prodhimin vendor për kokë banori (BPV për kokë banori). Edhepse në asnjë ekonomi në botë nuk ekziston shpërndarje e barabartë e pasurisë mes të gjithë banorëve të saj, ky tregues ekonomik jep indikacione relativet mbi gjendjen ekonomike të banorëve të një ekonomie.
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |