Ekonomia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ekonomia - ky term rrjedh nga greqishtja e vjetër nga fjala οἶκος [oikos], që don të thot "shtëpi, tempull, kamp, hallë" dhe fjala νόμος [nomos], që don të thot zakon, rregull, konventë që fjalë për fjalë don të thotë "rregull shtëpiak."
Ekonomia është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të të mirave dhe shërbimeve. Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë e cila studion të gjitha mardhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenjeve njerëzore, qenjeve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenjeve njerëzore dhe politikave të prodhimit.
Definicioni i mësipërm është një nga shumë definicionet e formuluara nga ana e ekonomistëve eminentë botërorë. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim që i përgjigjet një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në një rend shoqëror.
Një definicion ekonomik nga një definicion tjeter ndyshon varësisht nga periudha se kur është bërë ai definim apo edhe nga studiuesi (sipas qasjeve) që ka bërë atë definim.
- Ekonomia është një lëmi dinamike studimore e cila gjithnjë e më shumë zgjerohet kështu rrethi i përfshirshmërisë sa shkon e rritet. Në këtë kontest për studim më të lehtë dhe më të detajuar ekonomia ndahet në pjesë. Ndarja e ekonomisë si tërësi mund të bëhet duke u marr parasysh këndvështrimin nga i cili bëhet piknisja për ndaje.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Ndarja sipas përfshirshmërisë
- Mikroekonomia është degë e ekonomisë e cila studion njësitë e veçanta të ekonomisë siç janë familjet apo ndërmarrjet. Kjo degë mirret me pjesë të veçanta të kërkesës dhe ofertës, si dhe me ndërthuarjen e tyre.
- Makroekonomia është ajo pjese e shkencave ekonomike që meret me studimin e funkcionimit të ekonomisë në kuptim të gjërë të fjalës. Në këtë kontekst, ajo analizon format më sintetike të indikatorëve ekonomikë si: Bruto prodhimi vendor (BPV) dhe ciklet ekonomike të tij, papunësinë dhe inflacionin, konsumin, investimet, politikat fiskale dhe monetare, tregëtinë ndërkombëtare, bilancin e pagesave, etj
Makroekonomia si fushë e ndarë e interesit konsiderohet se i ka zanafillet në veprën e John Maynard Keynes-it "Teoria e përgjithëshme e punësimit, kamatës dhe parave", botuar në vitin 1936.
[redaktoni] Sipas aktiviteti
- Ekonomia shumëdegëshe
- Bujqësore
- Industriale
- Blegtorale
- Pyjore
- Ujore
[redaktoni] Sipas përfshirjes teritoriale
- Ekonomia botërore (Ekonomia ndërkombëtare)
- Ekonomia kontinentale
- Ekonomia shtetërore
- Ekonomia regjionale
- Ekonomia komunale.
[redaktoni] Historia e Ekonomisë
[redaktoni] Kontribues në lëmin e Ekonomisë
[redaktoni] Shiko edhe këtë
- Ekonomia socialiste
- Ekonomia kapitaliste
- Ekonomia feudale
- Fjalori i termeve në Ekonomi
- Fjalori juridik
- Lista e shteteve
- Iliaz Fishta