Erseka
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Erseka |
|
---|---|
Të dhëna bazë | |
Sipërfaqja: | 3 km² (rrethi 805 km²) |
Banorë: | 5499 banorë (2735 meshkuj, 2764 femra) |
Dëndësia e popullsisë: | 1833 banorë/km². |
Kodi postar: | |
Prefiksi: | 0812 |
Pozita gjeografike: | lindje 20 47^ 3" perëndim 20 27^ 30" veri 40 29^ 30" jugor 40 05^ 00" |
Lartësia: | 1100 m |
Targa e automjetit: | ER |
Kodi zyrtar i komunës: | |
Zonat banuese | 5 Blloqe |
Adresa e administratës së qytetit | |
Adresa e bashkisë: | |
Telefon/Fax: | 003558122225 |
Internet: | |
Politikë | |
Kryetari bashkisë: | Adriatik Brace |
Partia në pushtet: | PS |
Vendet parlamentare: | 2 vende. |
Zgjedhjet e fundit: | 2007 PS |
Zgjedhjet e ardhshme: | 2009 |
Përfaqsia parlamentare | |
Vota në parlament: | |
Vendndodhja e qytetit | |
![]() |
Erseka është një qytet në Rrethin e Kolonjës me rreth 5 499 banorë. Qyteti ndodhet në juglindje të Shqipërisë në Gropën e Kolonjës. Tipar dallues Mali i Gramozit (2523 m), që është i vendosur në lindje të tij.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
Është krijuar rreth vitit 1768 me rreth 100 shtëpi (sipas Edit Durham) banorë te ardhur nga fshatrat përreth dhe të vendosur buzë rrugës që lidhte Korçën me Leskovikun.
[redaktoni] Gjeografia
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat ë, Ë, Ç, ç, bjen në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet. |
Erseka shtrihet ne pjesen JughLindore të Shqiperise,ben pjesë si njësi fiziko -gjeograqfike ne krahinën malore qëndrore pjesa Jugore.Erseka eshte kryeqëndra e rrethit të Kolonjës.Gropa e Kolonjës shtrihet në këto koordinata gjeografike lindje 20 47^ 3" perëndim 20 27^ 30"
veri 40 29^ 30" jugor 40 05^ 00".Ajo ësht pozicionuar në brëndësi te Gropës së Kolonjës.Një gropë kjo me lartesi rreth 1100 m mbi nivelin e detit.Në lindje të saj ndodhet mali i Gramozit me një lartesi prej 2523 m mbi nivelin e detit.Në perëndim të saj ndodhet Mali i Radomit.Pragu i Qarrit e ndan këtë Gropë nga Fushgropa e Korcës.Dhe në Jug të saj shtrihet Malësia e Gërmenjit.Kjo Grop përshkohet nga një sërë përenjsh të cilat përmblidhen në pellgun ujëmbledhes të Osumit,kemi përroin e Starjes,Tacit,dhe një sër të tjerë të vegjël me karaktere stinore të aktivitetit të tyre. Gropa e Kolonjes është njësia fiziko-gjeografike më e rëndesishme për këtë zonë.Në këtë zonë jeton pjesa më e madhe e popullsise së këtij rrethi.Lumi i Osumit i kalon tërthor Gropës,në pjesën perëndimore të saj.Në këtë Gropë është vendosur dhe vendbanimi parahistorik i Ollmit të Qinamit i cili ndodhet në majë e një kodre në afërsi të fshatit Qinam.Mali Gramoz Shërben si kufi ndarës i kësaj zone nga teritori i Greqisë.Rrëzë këtij mali janë vëndosur një sërë fshatrash si Gjonci,Taci,Rehova,Starje,Kreshovë,Skorovot,Milec,Bezhanj.
[redaktoni] Demografia
Popullsia e Qytetit shkon në 5499 banorë sipas rregjistrimit të vitit 2001 me nje përbërje 2735 meshkuj dhe 2764 femra.Dëndësia mesatare e Qytetit shkon 1833 b/km2.Ka një popullsi në rënie. Migrimi dhe Emigrimi janë faktorët kryesorë gjithashtu dhe ulja e nivelit të lindjeve.
[redaktoni] Ekonomia
Ka një ekonomi pak të zhvilluar ku dallojmë fabrikën e bukës, miellit, birrës(ALNED), qumështit (M6A) frigoriferit. Si dhe një sërë aktivitetesh te vogla me karakter artizanal të tipit privat.Gjithashtu Funksonojne dhe ndermarjet Shteterore se Ruga Urra.Ndermarja E Shërbimeve Pyjore.Ne Ersekë ka Filialin e tij dhe Fondacioni AGRINAS.
Tregti kryhet me qytetet kufitare Korçë, Leskovik, Përmet,me qytetet e medha si Tirana,Durresi,si dhe me zonat kufitare në kufi me Greqinë.
[redaktoni] Kultura
[redaktoni] Politika
Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi zgjedhjet vendore te vitit 2007. Deputet Alfred Dalipi (PS) dhe Leonard Solis (PBDNJ). Kryetar i Bashkisë Z .Adriatik Brace. Nën Prefekt.Z Sokol Sheme.Forumi Rinor EuroSocialist ka degën e tij në Ersekë me Koordinator Z.Ernird Elmazi
[redaktoni] Shiko edhe
[redaktoni] Lidhje të jashtme
![]() ![]() |
Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Tirana · Durrësi · Elbasani · Shkodra · Vlora · Korça · Fieri · Berati · Lushnja · Kavaja · Pogradeci · Laçi · Gjirokastra · Patosi · Kruja · Kuçova · Kukësi · Lezha · Saranda · Peshkopia Burreli · Cërriku · Çorovoda · Shijaku · Librazhdi · Tepelena · Gramshi · Poliçani · Bulqiza · Përmeti · Fushë-Kruja · Kamza · Rrësheni · Ballshi · Mamurrasi · Bajram Curri · Erseka · Peqini · Divjaka · Selenica · Bilishti · Roskoveci · Puka · Memaliaj · Rrogozhina · Ura Vajgurore · Himara · Delvina · Vora · Kopliku · Maliqi · Përrenjasi · Kruma · Libohova · Orikumi · Fushë-Arrëza · Shëngjini · Rubiku · Miloti · Leskoviku · Konispoli · Këlcyra · Krasta · Kërraba