Ethem Çeku
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ethem Çeku u lind më 1962 në Pejë. Me profesion është historian. Ka një përvojë të mirë dhe të gjatë në politikë. Ka qenë i burgosur politik, në vitet e tetëdhjeta. Ka udhëhequr me sukses firmën private “Aldeks”, në Pejë. Menjëherë pas Luftës ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës. Ka magjistruar në lëmin e Historisë, me temën për mendimin politik të lëvizjes ilegale në Kosovë. Ka të botuar shkrime publicistike nga lëmi i Historisë. Si i ri, ka qenë veprimtarë i çështjes madhore kombëtare. Me të filluar Lufta në Dukagjin, i bashkohet, Ramush Haradinajt, {Komandant i ZOD}, i cili në fillim të Qershorit 1999, e cakton për Prefekt të Pejës. Njihet si politikan me energji të shumta dhe punëtor. Është ideatori kryesor, për themelimin e Partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Identifikohet si shumë i afërt me Ramush Haradinajn.
Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Aktualisht është Ministër i Ministrisë për Energjetikë dhe Miniera në Qeverinë e Kosovës. Jeton në Pejë ndërsa fundjavën e kalon në Bjeshkët e Pejës, meqenëse mirret edhe me Sport. Si ministër i Energjetikës, mbahet mend deklarata e tij në media drejtuar John Ashleyt - menaxher në KEK, 'ose ti ose unë', ku ky i fundit pas një kohe dha dorëheqje. Gjatë vitit 2003 ndaj tij ka ndodhur një tentim atentat. Është tip njeriu i cili preferon shumë truproja dhe bashkëshoqërues.