Komuna e Pejës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
![]() |
Ky artikull merret me Komunën Peja. Për artikullin Peja shiko në fletën përkatëse. |
Komuna e Pejës | |
![]() |
|
Figura:- |
|
Statistika | |
Popullsia -dendësia |
125,000* banorë 207 banorë/km² |
Sipërfaqja | 603 km² |
Administrata | |
Shteti | Kosova |
Qarku | Peja |
Adresa e kuvendit | Shkelzen Haradinaj 01 |
Posta | 30000 |
Prefiksi telefonik | 0381 39 |
Faqe zyrtare | KK Pejë |
Politika | |
Kryetar | Ali Lajqi |
Partia udhëheqëse | LDK |
* Përafësisht pa të kthyer | |
Komuna e Pejës është njësi administrative në pjesën veri-perëndim të Kosovës me qendër në Peja.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Pak histori
Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës.
Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe një kala, mbi gërmadhat e lashta të së cilës mjerisht është ngritur fabrika e akumullatorëve.
Regjimi serbosllav u mundua disa kisha katolike të mbetura në shumë vende të Kosovës që nga koha Ilire ti shëndërrojë në kisha ortodokse si p.sh. Patrikanën në Grykë të Rugovës. Karakteristikë e saj është Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës. Haxhi Zeka ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Prizerenit në vitin 1878 dhe organizator i Lidhjes së Pejës në vitin 1899, në kohën e tij Peja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi.
[redaktoni] Gjeografia
Njëra ndër panoramat më të bukura të Kosovës është pa dyshim Gryka e Rugovës, e cila fillon menjëherë në dalje të qytetit, në anën perëndimore të tij. Nga ana veriore shtrihet Fusha e Pejës, Kodra e vreshtave, Fusha e madhe dhe Mali Para Fushe, që duket madhështor. Nga ana lindore gjenden vargmalet e Bjeshkëve të Nemura, të ndara nga Gryka e Rugovës, ku në të djathtë gjendet maja karakteristike, që tani është pagëzuar "Maja e Piramidës" për shkak të formës karakteristike që ka. Pranë qytetit kalon edhe Drini i Bardhë, i cili përveç tjerash mbledhë edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës. Lumbardhi kalon nëpërmes të qytetit dhe ka burimin në Bjeshkët e Rugovës.
[redaktoni] Ekonomia
- Fabrika e Birrës së Pejës
- Korporata 'DUKAGJINI'
- Fabrika e Baterive
- Fabrika e Automjeteve
- Fabrika e Çikletave
- Kombinati i Këpucëve
- Kombinati i Drurit
- Fabrika e Gomës
- Fabrika e Mermerit
- Fabrika e Sheqerit
- Fabrika e Miellit
- Fabrika e Pijeve minerale
- Termocentrali i Energjisë Radavc
- ELKOS
- Devolli
[redaktoni] Demografia
Popullsia e qytetit vlerësohet rreth 250.000 banorë. Numri i banorëve është rritur ndjeshëm për shkak të shpërnguljeve në qytet me rastin e shkatërrimit të fshatrave gjatë luftës.
Përbërja etnike | |||||||||||||
Viti/Etnia | Shqiptar | % | Serb | % | Romë | % | Egjyptas | % | Boshnjak | % | Të tjerë | % | Total |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1991 regj. | 96,441 | 75.5 | 7,800 | 6 | 4,442 | 3.5 | 19,098 | 15 | 127,796 | ||||
Januar 1999 | 104,600 | 950 | 3,500-4,000 | 4,000-4,200 | 113,000 | ||||||||
Tani (2005) | 78,712 | 86.3 | 1,000 | 1.2 | 1,800 | 1.9 | 4,500 | 4.9 | 5000 | 5.4 | 91,112 | ||
Burimi:OSCE, IOM, Department for Inter-Community Affairs, CEO Sector for Territorial Communities, Mother Teresa Association, Istoria Srba; Konstatin Jireček It is noted that the 1991 census was highly politicised and is thus unreliable. Ref: OSCE (PDF/HTML} |
[redaktoni] Kultura
Komuna e Pejës, në kohën e masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, ka pasur 6 biblioteka publike me 87.212 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 64.231 libra, derisa degët e saj për rrethet Vitomiricë, Baran, Tërstenik, Zahaq dhe Gorazhdec kanë pasur koleksione prej 22.981 librash.
Si pasojë e masave të dhunëshme (1990-1999) dhe luftës serbe, 4 biblioteka me 20.171 libra janë zhdukur dhe vetëm biblioteka e qytetit të Pejës dhe ajo në Gorazhdec (që pothuajse plotësisht ka qenë e mbushur me libra serbo-kroate) kanë mbijetuar.
- Shkollat fillore:"8 Marsi",...
- Gjimnazi "Bedri Pejani",
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit
Veshje karakteristike të Rugoves e të Rrafshit të Dukagjinit mund te vizitohen në Muzeun Kombëtar të traditës shqiptare në Pejë, pranë sheshit "Haxhi Zeka".
[redaktoni] Pejan të njohur
Më posht e gjeni një listë të personave me prejardhje nga komuna Pejës për të cilët ka artikull në Wikipedian e gjuhës shqipe:
- Haxhi Zeka - atdhetar, patriot
- Sali Jaha - atdhetar, major (binbash)
- Sak Faslia - atdhetar, bajraktar
- Ali Kelmendi - atdhetar
- Agim Çeku - kryeministër i Kosovës
- Abdurrahman Nokshiqi
- Adem Grabovci - politikan
- Riza Lluka - politikan aktiv
- Enver Hadri - veprimtar i Çështjes Kombëtare
- Ekrem Kryeziu - aktor, regjisor
- Ekrem Lluka - biznesmen
- Ethem Çeku - ministër
- Faruk Begolli - aktor, regjisor
- Fitim Behluli - këngëtar
- Ramadan Krasniqi - këngëtar
- Timo Flloko - aktor, shkrimtar
- Bekim Berisha -atdhetar
- Azem Shkreli - shkrimtar
- Haxhi Lajqi - Bachelor i Kompjuterikes
[redaktoni] Politika
- Partitë politike dominuese: LDK, AAK, PDK, Riza Lluka {i pavarur}
- Subjektet poltike Rinore: FR i LDK-së, ARK, RDK.
- Baza kryesore e KFOR-it italian për Rrafshin e Dukagjinit.
[redaktoni] Shiko dhe këtë
[redaktoni] Burim i të dhënave
- Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1197_en.pdf
- Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: peja.pdf
- Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
- Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- KK Pejë
- Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
- Profile of Pejë .pdf
- OSCE Profile of Pejë .html
- Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Peja - sharri.net
- Organizata Internacionale e emigrimit
- IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht
![]() ![]() |
Ky artikull nga tema Gjeografia e Kosovës është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Artana · Dardana · Deçani · Drgashi · Drenasi · Ferizaji · Fushë Kosova · Gjakova · Gjilani · Graçanica · Hani Elezit · Istogu · Juniku · Kaçaniku · Klina · Leposaviqi · Lipjani · Malisheva · Mamusha · Mitrovica · Obiliqi · Parteshi · Peja · Podujeva · Prishtina · Prizreni · Rahoveci · Shtërpca · Shtime · Skënderaj · Suhareka · Vitia · Vushtrria · Zubin Potoku · Zveçani