Farmakologjia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Farmakologjia (nga greq. φάρμακον - substancë shëruese dhe λόγος - shkencë) është degë e mjekësisë, e cila merret me studimin e ndikimit të substancave kimike (medikamenteve) në organizmin e gjallë.
Kjo shkencë posedon dy metoda të studimit, ato janë:
- Farmakokinetika
- Farmakodinamika
Konsiderohet se kjo shkencë u zbulua nga mjekët arab në Bagdad gjatë të ashtuquajturës kohë të artë të Islamit.
Nëndegët e farmakologjisë:
- Farmakologjia e përgjithshme
- Farmakologjia eksperimentale
- Farmakologjia klinike
- Toksikologjia