Fatos Nano
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Fatos Thanas Nano | |
Emri | Fatos |
Mbiemri | Nano |
Lindur më | 19 shtator 1952 |
Lindur në | Tiranë |
Nacionaliteti | shqiptar |
Profesioni | ekonomia politika |
Mirënjohje | |
-2003:Doktor Honoris Causa (Universiteti Ndërkombëtar i Milanos) -2003:Doktor Honoris Causa (Universiteti i Barit) |
|
Fatos Nano |
Fatos Nano
Lindi më:19 shtator 1952
U lind në Tiranë ku edhe kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë). Në vitin 1975 kreu specializimet në Ekonomi Politike.
Më 1983 me vendimin nr.81, 23 shtator 1983 të Universitetit të Tiranës merr titullin "Doktor i Shkencave" ne fushen e ekonomise ndërsa në vitin 2000 titullin "Profesor Doktor" ne fushen e ekonomise.
Nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos (Itali) në vitin 2000 dekorohet me titullin "Doktor Honoris Causa" - në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit dhe po në këtë vit merr titullin e nderit "Doktor Honoris Causa" - në fushën e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali).
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Aktiviteti Politik
dhjetor 1990 : Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
- Mbështet publikisht lëvizjen demokratike për pluralizëm dhe bëhet promotor për liberalizimin e ekonomisë së centralizuar drejt një ekonomie tregu.
1991 janar-shkurt : Zëvendës Kryeministër për reformën ekonomike në qeverinë që përgatiti zgjedhjet e 31 marsit 1991.
31 mars 1991 : Deputet i Kuvendit të parë pluralist.
prill - qershor 1991 : Merr votbesimin e Kuvendit Popullor pluralist si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
- Qeveria e Drejtuar nga z.Nano fillon procesin e reformave institucionale dhe ekonomike sipas standarteve të një shteti modern dhe demokratik. Merr fund edhe zyrtarisht izolimi 50 vjecar i Shqipërisë komuniste duke filluar vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe partneritetit me shtetet e demokracive perëndimore, organizatat dhe institucionet ndërkombëtare. Qeveria e drejtuar nga zoti Nano zbuti nëpërmjet ndihmave humanitare ndërkombëtare krizë2n shumë të rëndë ekonomike që vendi trashëgonte. Gjatë kësaj periudhe u hodhën themelet e një shteti që funksionon me institucione dhe rregulla sipas standarteve euroatlantike, ju hap rruga instalimit të ekonomisë së tregut dhe privatizimit të ekonomisë së centralizuar publike.
qershor 1991 : Në Kongresin e parë të Partisë Socialiste të Shqipërisë zgjidhet Kryetar. Angazhohet për t’a drejtuar Partinë me rregulla dhe standarte moderne evropiane që përfshijnë dhe nuk përjashtojnë, që integrojnë dhe ndajnë përgjegjësitë, që bazohen në solidaritet parimor dhe programor, etj.
22 mars 1992 : Deputet i Kuvendit Popullor, përfaqësues i Kucovës.
- Si lider i opozitës njohu rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 22 marsit 1992 dhe u angazhua në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë për të ndërtuar dhe drejtuar një opozitë konstruktive.
korrik 1992 : Udhëheq fushatën elektorale të socialistëve për zgjedhjet vendore të cilat përfunduan me fitore në shumicën e bashkive dhe komunave.
qershor 1993 : Arrestohet nga Prokuroria me akuzën: abuzim në detyrën e Kryeministrit dhe korrupsion “në favor të të tretëve”.
1994 : Përfundon gjykimi në gjykatën e Faktit duke i dhënë 12 vjet heqje lirie me akuzë përfundimtare për abuzim në detyrë me pasojë përfitim për të tretët.
- Partia Socialiste, partitë e tjera të opozitës, opinioni publik vendas, organizata ndërkombëtare prestigjoze të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, organizma politik ndërkombëtar e konsideruan arrestimin dhe dënimin e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë si hakmarrje politike nga ana e maxhorancës që drejtohej nga ish Presidenti Berisha.
korrik 1996 : Pas zgjedhjeve të 26 majit 1996, të kontestuara nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar, inicoi nga qelia e burgut një lëvizje politike që u quajt “Mocioni për ndryshim”. Kjo lëvizje solli ndryshime në drejtimin e niveleve të dyta të Partisë Socialiste si dhe krijoi kushtet që në këtë parti të afrohen dhe integrohen njerëz të spikatur nga shoqëria civile.
mars 1997 : Nuk pranoi të largohet nga burgu edhe kur për shkak të revoltave dyert u hapën dhe vendi përfundoi në një kolaps total. Fiton “de jure” lirinë me dekret presidencial. U përfol për bashkëpunim ne periudhën e heqjes së lirisë me nje "vip" të kriminalitetit shqiptar i njohur me emrin Nehat "Gjeneral" Kulla, përfundimisht i dënuar me burg.
qershor 1997 : Udhëheq fushatën elektorale të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe duke u angazhuar për pajtim kombëtar, për kthim të shpejtë të normalitetit, për meritokraci, për gjithëpërfshirje, për tolerancë, etj. Siguron fitoren e zgjedhjeve me më shumë se 2/3 e Kuvendit duke u bazuar ne fraza demagogjike pas kolapsit te skemave piramidale. Nje nga frazat më të njohura e marrë nga shtypi i vendit: "Do i kthehen paratë çdo kreditori". Zgjidhet deputet i Tepelenës.
korrik 1997 : Merr votebesimin e Kuvendit si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Formon një Kabinet Qeveritar me bazë të gjerë politike duke krijuar koalicionin “Aleanca për Shtetin” bazuar në filozofinë e ndarjes të përgjegjësive dhe gjithëpërfshirjes.
- Vendi ishte në kaos, 85% të komisarjateve të policisë ishin shkatërruar, forcat shumëkombëshe të misionit ALBA patrullonin rrugët kryesore nacionale, institucionet shtetërore ishin krejtësisht jashtë funksionit, nuk funksiononte asnjë shërbim doganor, inflacioni kapte shifrën e 42%.
- Në një kohë rekord hartohen programet emergjente dhe afatmesme të zhvillimit. Pas një ngrirje prej mëse 2 vjetësh rivendoset partneriteti me organizmat ndërkombëtare politike dhe financiare. Në Konferencën e donatorëve në Bruksel 1997 i akordohen Shqipërisë 620 milion dollarë ndihma dhe kredi.
tetor 1998 : Pas demonstratave të shkaktuara nga vrasja e deputetit te opozitës Azem Hajdari, largohet në Maqedoni duke e lënë vendin në kaos. Jep dorëheqjen si Kryetar i Këshillit të Ministrave.
shkurt 1999 : Jep dorëheqjen si Kryetar i PSSH.
Tetor 1999 : Zgjidhet Kryetar i PSSH përballë konkurentit tjetër, Kryeministrit të asaj kohe Pandeli Majko.
qershor 2001 : Zgjidhet deputet i Tepelenës në Kuvendin e Shqipërisë.
tetor 2001 : Si Kryetar i PSSH inicon lëvizjen politike “Për Mirëqeverisje” me fokus luftën kundër korrupsionit, abuzimit, trafiqeve dhe krimit të organizuar.
gusht 2002 : Merr votbesimin nga Kuvendi i Shqipërisë në detyrën e Kryeministrit.
[redaktoni] Tituj të veprave
- Profesor Doktor në fushën e ekonomisë nga Universiteti i Tiranës (2000)
- Doktor Honoris Causa në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos (2003)
- Doktor Honoris Causa në fushën e shkencave ekonomike nga Universiteti i Barit (2003)