Fitim Behluli
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Fitim Behluli lindi në vitin 1981 në Pejë. Përgatitja arsimore: Sh.F. 'Asdreni' dhe Gjimnazi 'Bedri Pejani'. Studime Universitare pran Universitetit AAB në Prishtinë.
Si fëmijë është marrë me muzikë ndërsa prej vitit 2000 është më se aktiv në muzikë. Muzika me të cilë ai merret i takon zhanrit të muzikës popullore. Bashkëpunon ngushtë me Ramadan Krasniqin - Danin dhe me orkestrinën 'Përparimi' i Pejës. Ka të realizuara katër Kolazhe Muzikore Festive, me Miranda Hashanin, Nora Istrefin, Danin, Sinan Vllasaliun, Afrim Muçiqin, Mihrie Brahën, Lorin dhe Violeta Kajtazin.
Ka një këngë të punuar nga Afrim Macula, me tekst te Hivzi Krasniqit, që titullohet 'Kujtimi që therrë'. Është këngëtar aktual edhe në SHKA 'Sofra Pejane'. Nga viti 1999, punon në institucionin medial të Radio-Televizionit Dukagjini, në pozitën e Redaktorit të Muzikës. Mbanë edhe poste politike në Pejë.