Fshati Dardhë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Fshatra në Shqipëri | |
---|---|
Harta | |
Emri: | Fshati Dardhë |
Qarku: | |
Rethi: | {{{rrethi}}} |
Bashkia: | - |
Komuna: | - |
Popullsi: | - |
Kodi postal: | - |
Kodi telefonik: | - |
Lartësia mbidetare: | - |
Latitude: | - |
Longitude: | - |
Web-faqe: | s'ka |
Fshati Dardhë në rrethin e Korçës është një fshat jo shumë i vjetër dhe është themeluar e shtuar prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin nga Turqia, më së shumti për arsyen se nuk donin të ndryshonin fenë. Emri “Dardhë” vjen nga një gojëdhënë që thotë se kryengritësit që themeluan Dardhën, ku gjetën strehë rreth një stani, kur i pyesnin “ku gjendeni”, thoshin “Tek Stani nën dardhë”. Bëhet fjalë për një dardhë të egër që gjendej atje, ndërsa dëshmia e parë historike gjer tani gjendet në enciklopedinë greke Pirsos, ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar, u hap shkolla greqisht më 1768-ën”.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
Në fillim të shekullit XX, Dardha numëronte 400 shtëpi. Profesioni i parë i dardharëve duket se ka qenë ai i druvarit. “Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, të armatosur, u nisën fillimisht drejt pyjeve të zonave greke, atëherë ende nën Turqinë. Që nga viti 1800 deri në 1935-ën, në Olimp punonin ende sharrat e dardharëve, jo dosido, por me teknikën më të mirë të kohës, me ujë, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur “Ia pret me sopatën e dardharit”, - shkruan për fshatin e vendlindjes së tij shkrimtari Teodor Laço. Dardha, siç shkruan Laço, mburret me origjinën që nga e folura deri te veshjet, këngët e vallet. Studimi i arkitekturës së fshatit dëshmon për një model të veçantë të stilit evropian që haset edhe në fshatra të tjera të Jugut. Pamja që shfaqin ndërtimet dhe urbanistika e fshatit, ndërtesa solide, të bukura, prej guri të gdhendur e mbuluar me ploça të hirta, rrugët me kalldrëme, krojet e shumta, punishte për zeje kryesore, njësitë tregtare deri në fillim të viteve ‘40 i jepnin fshatit pamjen e një qyteze të lulëzuar, ndonëse për shkak të ikjeve në mërgim popullsia tani mezi arrinte 1 000 vetë.
[redaktoni] Pak gjeografi
Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. 20 km në juglindje të Korçës, në një lartësi 1 344 m, Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre. Gjelbërimi dhe freskia e ditëve të verës, por dhe dimri me shumë dëborë, e bëjnë një vend të preferuar në të gjitha stinët e vitit. Midis burimeve të shumta në këtë fshat është edhe i quajturi “Uji i Qelbur”, që shërben si ujë kurativ për stomakun dhe veshkat. Shtëpitë e gurta, karakteristike, plotësojnë bukurinë e këtij fshati, por edhe njerëzit janë shumë mikpritës dhe gatuajnë specialitete karakteristike të fshatit.
[redaktoni] Demografia
[redaktoni] Ekonomia
[redaktoni] Toponime
[redaktoni] Shih edhe këtë
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |