Gjeografia e Shteteve - Kenia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
redaktoni hartën |
Kenia ndodhet në Afrikën lindore me dalje në oqeanin Indian, në mes të Somalisë dhe Tanzanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Kenisë është 582,650 km2 (22 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 13,400 km2 janë ujë. Kenia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 1 00 ‘‘‘V’’’, 38 00 ‘‘‘L’’’.
Kenia ka një vijë bregdetare 536 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,477 km që e ndanë atë nga : Etiopia 861 km, Somalia 682 km, Sudani 232 km, Tanzania 769 km dhe Uganda 933 km.
Klima në Keni është e ndryshueshme nga tropikale në bregdet gjerë në shkretinore në brendi të vendit.
Relievi i Kenisë përbëhet nga tereni me lugina të cilat në pjesën qendrore përfundojnë me malet e larta e të mëdha të ndara nga fusha e madhe e Rift-it, ku fillojnë fushat pjellore. Pika më e ultë e relievit 0 m përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta lartësi mbidetare prej 5,199 metrave në malet e Kenisë (ang.:Mount Kenya), në pjesënqendre të vendit, në veri-lindje të kryeqytetit.
Si pasurit natyrore të Kenisë, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), Guri gëlqerorë, pluhur Natriumi, Kripa, Kauçuk (goma), Flurosfate, , Gjuetia dhe Prurja e ujit . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 8.08 % e sipërfaqes së vendit.
![]() |
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Afrika e Jugut · Algjeria · Angola · Benini · Botsvana · Bregu i Fildishtë · Burkina Faso · Burundi · Çadi · Egjipti · Eritrea · Etiopia · Gaboni · Gambia · Gana · Guineja Bizare · Guineja Ekuatoriale · Guineja · Kameruni · Kenia · Kepi i Gjelbër · Komoros · Lesoto · Liberia · Libia · Madagaskar · Malevia · Mali · Maroku · Mauritania · Mauritius · Mozambiku · Namibia · Nigeri · Nigeria · RD e Kongos · Rep. e Afrikës Qendrore · Rep. e Kongos · Ruanda · Sao Tome dhe Principe · Sejelles · Senegali · Siera Leone · Somalia · Suazilandia · Sudani · Tanzania · Togo · Tunizi · Uganda · Xhibuti · Zambia · Zimbabveja