Gjeografia e Shteteve - Republika Demokratike e Kongos
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Gjeografia e Republikës Demokratike të Kongos
redaktoni hartën |
Republika Demokratike e Kongos ndodhet në Afrikën qendrore me dalje në Oqeanin Atlantik, në verilindje të Angolës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës Demokratike të Kongos është 2,345,410 km2 (215 herë e diçka ma e madhe se Kosova) prej së cilës 77,810 km2 janë ujë. Republika Demokratike e Kongos shtrihet rreth koordinatave gjeografike 0 00 ‘‘‘V’’’, 25 00 ‘‘‘L’’’.
Republika Demokratike e Kongos ka një vijë bregdetare 37 km të gjatë dhe vijë kufitare 10,730 km që e ndanë atë nga : Angola 2,511 km (nga e cila 225 km janë të kufirit të provincës së diskutueshme Cabinda), Burundi 233 km, Republika Qendrore Afrikane 1,577 km, Republika e Kongos 2,410 km, Ruanda 217 km, Sudani 628 km, Tanzania 459 km, Uganda 765 km dhe Zambia 1,930 km
Klima në Republikën Demokratike të Kongos është e shumë llojshme. Përgjatë lumenëve afër vijës së ekuatorit është tropikale e nxehtë dhe e butë për nga rreshjet. Në malet jugore mbanë motë i ftohtë dhe në malet lindore i ftohtë dhe i lagështë. Në veri të ekuatorit sezoni i rreshjeve fillon nga maji prill dhe vazhdonë deri në tetor ndërsa sezoni i thatësisë nga dhjetori deri në shkurt. Në pjesën jugore të ekuatorit sezoni i rreshjeve fillon shumë më vonë diku në nëntorë dhe zgjatë deri në shkurt ndërsa ai i thatësisë mbanë nga prilli deri në tetorë.
Relievi i Republikës Demokratike të Kongos përbëhet nga një rrafshënaltë e gjërë e hapur dhe tereni malorë në lindje. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta nëlartësi mbidetare prej 5,110 metrave në vendin e quajtur Pik Margarite në malet Ngaliem (ang.: Pic Marguerite on Mont Ngaliema (Mount Stanley)), në lindje të kryeqytetit, në kufi me Ugandën.
Si pasurit natyrore të Republikës Demokratike të Kongos, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Kobalti, Bakri (Cu), Kadmiumi, Vajguri, Diamante industriale dhe dekorimi, Ari (Au), Argjendi (Ar), Zinku (Zn), Mangani (Mn), Kallai (Sn), Germaniumi, Urani (U), Radiumi, Boksiti, Hekuri (Fe), Qymyri, Prurja e ujit dhe Pyjet (duri). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2.96 % e sipërfaqes së vendit.
![]() |
Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Afrika e Jugut · Algjeria · Angola · Benini · Botsvana · Bregu i Fildishtë · Burkina Faso · Burundi · Çadi · Egjipti · Eritrea · Etiopia · Gaboni · Gambia · Gana · Guineja Bizare · Guineja Ekuatoriale · Guineja · Kameruni · Kenia · Kepi i Gjelbër · Komoros · Lesoto · Liberia · Libia · Madagaskar · Malevia · Mali · Maroku · Mauritania · Mauritius · Mozambiku · Namibia · Nigeri · Nigeria · RD e Kongos · Rep. e Afrikës Qendrore · Rep. e Kongos · Ruanda · Sao Tome dhe Principe · Sejelles · Senegali · Siera Leone · Somalia · Suazilandia · Sudani · Tanzania · Togo · Tunizi · Uganda · Xhibuti · Zambia · Zimbabveja