Gjon Kastrioti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Gjon Kastrioti (? - 1442) ishte babai i heroit tonë kombëtar Skënderbeut. Gjon Kastrioti ishte princi i zonës përreth Krujës. Siç ishte zakon ndër fisnikët shqiptarë, djemtë e tij iu morën peng nga oborri osman për tu siguruar që Gjon Kastrioti të mos i luftonte turqit dhe të ishte besnik ndaj Perandorisë osmane.
Në vitin 1430, Gjon Kastrioti udhëhoqi një kryengritje të pasuksesshme kundër osmanëve në qytetin e Krujës.
Vdekja e tij në vitin 1442 nxiti Sulltan Muratin e II të pushtonte shpejt zonën qëndrore të Shqipërisë, Krujën.