Hero nga Aleksandria
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Hero nga Aleksandria ishte një grek antikë që jetoi pak para se të lindte Krishti. Ai ishte një gjeni i lodrave dhe një shpikës. Ai ndërtoj një teatër automatik të kukullave, një lodër në formë zogu me krahët që përplaseshin dhe më interesanten automatin për të lozur me para. Lodra e tij, gjeneratori me avull, ishte një sferë metali e vendosur në mes dy kapësve ashtu që të mund të lëvizte. Lodra mbushej me ujë dhe nxehej me zjarr. Kur uji fillonte të avullohej, avulli i krijuar përmes dy pipave gjuhej në sferë dhe shtynte të rrotullohej. Hero në të vërtet e kishte shpikur gjeneratorin e parë me avull, mirëpo si duket para kohe sepse shpikja e tij nuk kishte gjetur ndonjë zbatim më të gjerë dhe për këtë mbeti vetëm një lodër për argëtim.