Uji
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Uji në formën e tij të pastër, është një përbërje pashije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të ,jeta sic e njohim ne do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithkëtë mund të shihet si i kaltërt në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është një lëng që gjendetmë së tepri në tokë në shumë vende e forma me përbërje kimike H2O. Gjendet më tepër ndër oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe si re, shi, lumenj, mbajtësa uji të ëmbël dhe akuj detarë. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.
Uji i përshtatshëm për t´u pirë nga njeriu quhet uje i pijshëm. Uji që nuk ështv i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshvm për njërzit dhe quhet ujë i sigurt.
Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe pasja e tij është një shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.
Tani, rreth 1 miliarde njerëz në gjithë botën pijnë vazhdimisht ujë jo të shëndetshëm.
[redaktoni] Vetitë Kimike dhe Fizike
Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji perbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një oksigjen.Mund te pershkruhet jonikisht si HOH,me jonin hidrogjen(H+)i lidhur me grupin hidroksid (OH-).Uji është në ekuilibër dinamik midis gjëndjes së gaztë dhe asaj të lëngët në emperaturë dhe trysni standarte.Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dioksidin e karbonit(CO2) dhe merr një shije të athët acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin.
Në shkenca uji quhet ndryshe edhe tretesi universal dhe është e vetmja substance e paster qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes.
[redaktoni] Vetitë tretëse
Uji është nje tretes shume i mire dhe tret shume lloje substancash.Substancat qe treten mire ne uje quhen hidrofilike, mund të themi janë mike të ujit.Substancat qe nuk treten mire ne uje quhet hidrofibike mund të themi se kanë frikë nga uji.
![]() |
Ky artikull është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |