Kastriot Tusha
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Kastriot Tusha (Elbasan, 1963) është tenor shqiptar.
Në Shkollën e Mesme të Muzikës "Onufri" (Elbasan) i mori mësimet fillestare për kanto. Më pas mësimet për kanto i vazhdoi në Akademinë e Arteve të Bukura në klasën e Gaqo Qakos.
Studimet i kreu në vitin 2002 dhe më pas u aktivizua pranë solistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit, por edhe si këngëtar, solist pranë Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore. Këtu ai realizoi shumë projekte me pjesëmarrje në shumë role në operat shqiptare dhe të huaja, me koncerte të ndryshme, me repertor të pasur.
Debutoi në shumë opera me role si Alfredo në "La Traviata", role në "Rigoleto", "Trovatore”, "Berberi i Seviljes", "Paliaci", "Peshkatarët e Perlave" etj.
Ai tregoi aftësitë e tij të këndimit brenda vendit dhe jashtë tij në shumë zhanre dhe turne, si në fushën e muzikës klasike, muzikës së lehtë dhe asaj të zgjedhur popullore si dhe ritmeve latino-amerikane. U paraqit në koncerte në Kosovë, Maqedoni, Gjermani, Itali, Zvicër, Turqi, Angli, Irlandë, Danimarkë, Norvegji, Suedi, ShBA, Kanada, etj. Këndoi ndër të tjera edhe nën shoqërimin e Orkestrës së Re të Filarmonisë. Koncertet e tij shumë të njohura janë: "Kastriot Tusha me Miqtë", "Latino American Classic", "Vikena Kamenica & Kastriot Tusha", "Tre Tenorët" etj.
Me rastin e premierës së operës të parë kosovare Dasma arbëreshe Kastriot Tusha interpretoi rolin e Arbrit.
Për dëgjuesin shqiptar u bë i njohur më shumë me zhanrin e këngës qytetare, që ai i këndon me tingullin e tenorit lirik.
[redaktoni] Triviale
Kastriot Tusha këndoi himnin kombëtar të Gjermanisë me rastin e një ndeshjeje të boksit, për titullin e kampionit te Evropës, për te cilin ndeshej dhe shqiptari Luan Krasniqi. Kjo ndodhi pas kërkesës së vet boksierit.
[redaktoni] Krijimtaria
- Cd
- Jeto jetën
- Serenata
- Dua më shumë Shqipërinë
- Disa nga këngët e tij
- Vitet ikën tutje
- Shqipëri falemderit
- Ti Shqipëri më jep nder
- O Korça ime
- Mos harrojmë Adem Jasharin
- Lërmë të të puth
- Drenusha ime
- Emocione nga Turqia
- Veç nje dite te jetoja prane teje
- Je si yll e je si hene
- Jo ... se nena dhe tata nuke don
- Çapkënia
- Për datëlindje
- Falni Dashuri
- Intimitet - orkestrale për kitarë
- Ditë të bardha
- Jepma mollën
- Rinia nuk vjen më
- Turkesha gazmore
- Vajze xheloze
- Zëri i jetës