Marrëveshja e Stabilitetit dhe Asociimit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Kjo marrëveshje ështe një praktikë e re e Bashkimit Evropian, e cila lidhet me shtete të cilat angazhohen për tu futur ne BE. Me anë të kësaj lidhet ekonomia e vendit që synon anëtaresimin, me atë të Bashkimit Evropian, si rrjedhojë ka shpresa të shumta për një stabilitet më të lartë përpara se të fillojnë bisedimet konkrete për anëtarësim në BE. Por jo vetëm që duhet të arihet të forcohet ana ekonomike e shtetit që kërkon të anëtarësohet, por dhe ajo politike. Marrëveshja synon mënjanimin e të papriturave jo të këndshme ekonomike përfshi këtu integrimin në të ardhmen në tregun e lirë me BE-në, si dhe mënjanimin e hapave prapa të çfarëdo lloji qofshin ato në vendet të cilat do të nënshkruajne marreveshjen.
Nën kuadrin e Marrëveshjes se Stabilitetit dhe Asociimit parashtrohen kërkesa të cilat kandidatët për në BE duhet ti permbushin brenda një afati të caktuar. Kandidatët e ardhshëm mund të vendosin dhe kuota ose lehtësime për prodhimet e eksportit për në BE si dhe prej BE-së. Zakonisht krijohet menjëherë një bashkim doganor me BE-në.
Shqipëria nga ana e saj firmosi në fillim të qershorit 2006 në Luksemburg Marrëveshjen e Stabilitetit dhe Asociimit me Bashkimin Evropian.