Meningjiti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ndezja apo inflamacioni i cipave të trurit e palcës kurrizore.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Simptomat
Shtrëngim i qafës (i sëmuri nuk mundet aspak ose vetëm me vështirësi të prek gjoksin me mjekër), temperaturë e ngritur, dhimbje e fortë koke, vjellje si dhe ndjeshmëri e lartë ndaj dritës, zhurmës dhe ndaj prekjes.
Simptoma tipike janë shtrëngimi i qafës (meningizmus) dhe shenja neurologjike sipas Kernig.
[redaktoni] Shkaktarët
[redaktoni] Infeksionet
Shkaktues të ndezjes së cipës së trurit janë kryesisht viruset : Entero- dhe Coxsackie-viruset (të familjes Picornaviridae), viruset Epstein-Barr dhe Herpes Simplex Tip 2 (Herpesviridae), LCM, HIV (Retroviridae) etj.
Po ashtu edhe bakteret mund të shkaktojnë meningjitin. Te foshnjat : Entero-bakteret (p.sh Escherichia coli), grupi B i streptokokëve, Listeria monocytogenes; te fëmijët deri në moshën 6 vjeçare: Hameophilus influenazae, meningokokët (Neisseria meningitidis), pneumokokët (Streptococcus pneumoniae); kurse te të rriturit: meningokokët, pneumokokët, po ashtu kërpudhat dhe parazitët.
Bakteret hyjnë në organizëm kryesisht nëpërmjet të hapësirës së gojës, laringut, hundës, nëpërmjet të veshit të mesëm ose mushkërive, por edhe frakturat e kafkës mundësojnë kalimin e baktereve për në cipë të trurit. Ato ngjiten nëpërmjet pikave në ajër (p.sh. prej teshtimës së të sëmurit) e kështu favorizohet infektimi me të në ambiente me shumë njerëz e të ajrosura keq (si salla leximi me dritare te mbyllura, në kampe të refugjatëve etj).
Vërtetimi i shkaktarit është shumë i rëndësishëm, pasi që meningjiti nga viruset ka një zhvillim më të butë të sëmundjes dhe ka shumë rrallë pasoja të mëtutjeshme në krahasim me meningjitin e shkaktuar nga bakteret.
[redaktoni] Arsye tjera të ndezjes
- Tumoret: leukemia, limfomat, tumoret e trurit, metastazat cerebrale
- Sarkoidoza
- Drogat: drogat e forta apo të lehta si kokaina, marihuana etj
- Methotrexate (Amethopterin)
- Helmimi me plumb (Pb)
[redaktoni] Terapia
[redaktoni] Pasojat dhe komplikimet
Meningjiti i shkaktuar nga bakteret nëse nuk shërohet me terapi mund të dërgoj edhe deri në vdekje, mirëpo edhe nën terapi vdekshmëria është 5 deri 30 %. Një ndër komplikimet është Sindroma Waterhouse-Friderichsen. Pasojat më të rënda të meningjitit bakterial janë të metat mendore dhe vdekja.
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Ky artikull nga Mjekësia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Ju lutemi shikoni edhe Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! |