Parajsa
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Parajsa është një fjalë që e ka prejardhjen nga sanskritja paradesha ose "vend i lartë" dhe më vonë u përshtat në perëndim në pairidaeza (persisht) që përbëhet nga pairi (përreth) dhe diz (krijoj), "paràdhisos" (greqisht), "pardes" (hebraisht), "partez" (armenisht) (kopësht) dhe "paradisus" (latinisht), italisht Paradiso nga e cila vjen edhe ne shqip fjala parajse ose parriz. Në tekstet fetare zakonisht lidhet me jetën e amshuar të lumtur të të vdekurve që shijojnë shikimin dhe praninë e fytyrës së Zotit.
Burime si Ksenofoni e përdornin këtë emërtim për të treguar kopshtin e famshëm "parajsë". Tre prejardhjet kryesore të emërtimit perëndimor (hebraisht pardès, persisht pairidaēza dhe greqisht paràdhisos), përmbajnë idenë themelore të një parku ose kopshti.
Sot emërtimi "parajsë" nënkupton "qiellin" ose vendin e fundit e të lumtur, dhe rrjedh nga domethënia e fjalës greke paràdhisos të përdorur në Bibël për të treguar kopshtin e edenit.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Parajsa në Bibël: Edeni dhe Jeruzalemi i Ri
Siguria e jetës së amshuar e të lumtur shfaqet vetëm kah fundi i Besëlidhjes së Vjetër. Më parë mendohej që të vdekurit zbritnin në "mbretërinë e të vdekurve" ose sheol, "vendi i hijeve", pa kënaqësi.
Ne librin e makabejve, dhe libra te dyte kanonike te pa perfshire ne kanonin hebraik shprehet siguria e ringjalljes se te vdekurve dhe jeten e amshuar. Jezusi e ka paraqitur shume qarte kete mesim ne krahasime te ndryshme e fjalime:
- Ne gjykimin boteror (Mateu 25,31-46)
- Tek "vjedhesi i mire" (shprehje e perkthyer me mire si "keqberesi i penduar" ne kryq) Jezusi i premton parajsen duke perdorur keto fjale: Me te vertete po te them, sot do te jesh me mua ne parriz (Luka 23,39-43).

Emertimi shfaqet edhe tek 2Kor 12,4. Apostoli Pal pohon te kete qene i rrembyer ne parajse e te kete degjuar fjale te patheneshme qe nuk i lejohet askujt te thuhen.
Zbulesa 2,7 e perdor fjalen ne lidhje me Edenin qe e quan Parajse. Fitimtarit do t´i jap për te ngrene nga pema e jetes, qe është ne parajsen e Pernëdisë.
- Edeni - vendi i pare i banuar nga njerzit. I shtrire ne Lindje. (Ngjarjet 2:8). Njerzit qe banonin ne Eden ishin te pavdekshem dhe te perkryer. Ne kete shikim Parajsa është e ngjashme me Amshimin e Arte. Te shtyre ne tundim nga gjarperi, ata hengren nga fruti i pemes se dijes, si perfundim ata u denuan me vdekje dhe vuajtje. Zoti e mbylli parajsen për njerzit, duke vene nje engjëll kerubim me nje shpate te flakte ne hyrjen e saj (Ngjarjet 3:24).
- Jeruzalemi i Ri - banesa e te drejteve te ribashkuar me Perendine pas Fundit te Botes. Gjoni e pershkruan ate ne pamjen e nje katerkendeshi te madh (<<gjatesi e gjeresi dhe lartesi e tij janë te njejta>> Zbulesa 21:16), qe ngrihej ne qiell. Gjeresia e brinjes se katerkendeshit është 300km (12000 stade). Trashesia e mbuleses 72 meter (144 kubite). Katerkendeshi do te kete 12 porta, nga 3 porta nga çdo ane. Brenda katerkendeshit do te kete rruge,dhe nga froni rjedh uji i gjalle, qe ushqen pemen e jetes.
[redaktoni] Përfytyrimi i parajsës nga Dantja
- Qielli i parë (Hëna) - banorë me detyrë ruajtesë
- Qielli i dytë (Mërkuri) - banorë reformues dhe vuajtës padrejtësisht.
- Qielli 1 tretë (Afërdita) - banorë të dashuruar.
- Qielli i katërt (Dielli) - banorë të mençur e me dituri të medha (Tomas Akuini).
- Qielli i pestë (Marsi) - luftëtarë të së vërtetës (Juda Makabea).
- Qielli i gjashtë (Jupiteri) - banorë sundimtarë të drejtësisë.
- Qielli i shtatë (Saturni) - banorë teologë dhe murgj.
- Qilelli i tetë - (lëmshi i yllit) - banorë ngadhënjyes (Krishti, Zoja, Sh.Pjetri, Sh.Gjoni, Adami)
- Qielli i nëntë - (Krijuesi) Perëndia, engjëjt
- Qielli i dhjetë (Empirikët) - Lumi i Dritës dhe Trëndafili i Zjarrtë - banorë hyjnorë (Perëndia, Zoja, Moisiu, etj.) .
[redaktoni] Parajsa në Islam
- Islami e merr perfytyrimin biblik te parajses si nje kopesht (Kopshti Adna), ku rrjedhin lumenj e rriten te gjitha bimet e mundshme (Kurani 98:8). Ne vecanti permenden kater lumenj: uji, qumeshti, vere dhe mjalti (Kurani 47:15), cka perkon me perfytyrimin biblik te lumenjve parajsore: Fison, Gihon, Hidekil dhe Eufrat (Ngjarjet 2:10-14).
- Vetite e mrekullueshme te parajses ne Islam janë prania e hyrijeve - vashave syzeza te bukura te virgjera e te paprekura nga gjinet apo njerzit, te veshura holle ne mendafsh te gjelbert te ruajtura mire nder tenda ne qilime me jasteke te gjelbert (Kurani 55:55-76).
- Njerezve te drejte ne parajse u sherbejne djelmosha te veshur ne te gjelbert me zbukurime te argjendta (Kurani 76:19-21; 56:17).