Anne Frank
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Anne Frank | |
Emri: | Anneliese Marie Frank |
---|---|
Ditëlindja: | 12 qershor 1929 |
Vendlindja: | Frankfurt am Main |
Ditëvdekja: | mars 1945 |
Vendvdekja: | KZ Bergen-Belsen |
Nacionaliteti: | Gjermane; me vonë pa shtetësi |
Anneliese Marie Frank lindi më 12 qershor 1929 në Frankfurt am Main; vdiq në mars të vitit 1945 në KZ Bergen-Belsen. Ishte një femër gjermane-hebreje, që ishte fshehur me familjën e vetë në Amsterdam në kohën nacionaliste por që nuk arriti t'i shpëtoj vdekjes (qe vravë) para mbarimit të luftës. Anne Frank u bë e njohur me ditarin e mbajtur gjatë periudhës së fshehjes. Se shpejti pas ardhjes se Adlof Hitler ne fuqi babai i saj vendosi te shpernguleshin ne Hollande.
[redaktoni] Jeta dhe Ditari
Në vitin 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore dhe në vitin 1940 Gjermania e pushtoi Hollandën dhe se shpejti filluan te aplikojne ligje anti-hebreje. Babai i saj i frikesuar për familjën e tij, bisedoi me disa persona te cilet bashkepunonin me të në biznesin të cilin ai kishte, qe ta vazhdojne biznesin ne nje vend sekret deri sa te perfundonte lufta. Ata shpresonin se lufta do te perfundoje se shpejti por ajo nuk ndodhi ashtu. Atyre i'u desht te qendrojnë 2 vite me rradhe ne vendin ku fshiheshin. Disa muaj perpara se familja Frank të fillonte të fshihej Ana fitoi nje ditare për ditelindje. Ajo e quajti ditarin e saj "Kiti" dhe shkruante në të gjithcka cka i ndodhte asaj dhe familjës së saj. Edhe pse Ana ishte nje vajze e re ajo dinte të shkruaje bukur dhe kishte një ambicje të fortë që të bëhëj shkrimtare. Edhe pse askush nuk e din saktesisht se cka ndodhi por pas dy vjet e gjysme te fshehur dikush u tregoi nazisteve per vendodhjen e familjës Frank. Nazistët erdhen ne vendin ku gjindeshin Frankët i moren ata dhe i derguan në një kamp perqendrimi. Miep Gies miku i familjes Frank e gjeti ditarin e Anes dhe e fshehi në një vend të sigurt pasi që shpresonte se Ana do te kthehej pas perfundimit të luftës mund ta merte perseri ditarin e saj. Por kjo gje nuk ndodhi. Pasi qe nga familja Frank mbijetoi vetem babai i saj Otto Frank. Gruaja e tij u vra ne Auschwitz. Ana dhe motra e saj me e vjet vdiqen ne kampin e perqendrimin Bergen-Belsen vetëm disa dite para se te lirohej kampi. Otto Frank me sugjerimin e disa miqve te tij lejoi që ditari i vajzës së tij të botohej. Keshtu që ditari i Ana Frank u bë nje nder librat me te lexuar në botë. U perkthye dhe u botua nëë 20 gjuhe te botes. Shtepia ku ishte fshehur familja Frank ne Amsterdam sot është e hapur per vizitore. Aty gjithashtu mund te shihet edhe ditari qe shkroi Ana Frank.
Ditari pati shumë sukses duke qenë dhe burim i xhirimit të disa filmave.
Kështu, ditari vlen si dokument unikat njerëzorë dhe Anne Frank vetë si simbol i ndjekur pafajshëm.
Ky artikull nga Literatura është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |