Buda
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Buddha (Sanksrit, Pali, ndryshe: fj.p.fj. " I Zgjuari ") është emër që përdoret në Budizëm për këdo që ka gjetur dritërimin (`bod`hi`). Fjala Buddha (Buda) përdoret zakonisht edhe për Siddhartha Gautama (themeluesi historik i Budizmit) ose Hotei (Buddha i majmë buzëqeshës, shpesh i parë në shtatore të vogla). Guatama Buddha ishte një princ që qe kureshtar mbi jetën pas vdekjes. Sipas gojëdhënës, ai u ul nën një pemë të gjërë të quajtur ``Bod`hi`` dhe i`u betua vetes se nuk do ta linte këtë ndenjë (vend), derisa të gjente të vërtetën e jetës mbi vdekjen. Dhe ai e gjeti më vonë pas shumë vitesh, pasi la pas çdo gjë lëndore e sendore.
Në përgjithësi, Budistët nuk e mendojnë SiddHartHa Gautama-n që jetoi në Indi rreth viteve 623 p.e.s. deri në 543 p.e.s., dhe mori dritërimin (bodHi) rreth 588 p.e.s., të ketë qënë Buda i parë apo i fundit. Nga pikëpamja klasike e doktrinës Budiste, një Buda është kushdo që rizbulon Dharma-n dhe arrin dritërimin, pasi ka mledhur mjaft karma në vete. Sipas budizmit në rrjedhën e kohërave ka pasur shumë qënije të tilla që kanë arritur dritërimin (ndriçimin). Meqë Gautama BuddHa (i njohur me emrin fetar Shakjamuni) është një anëtar i kohëvijës shpirtërore të Budas së Epërm që shkon prapa në të kaluarën e mjegullt dhe përpara në të ardhmen e largët. Parardhësi i menjëhershëm ishte Kassapa Buda dhe pasardhësi i tij do të quhet Maitreja.
[redaktoni] Rizgjimi
Para se të arrinte dritërimin apo rizgjimin (sanskrit BodHi) dhe të merrej me predikimin e doktrinës (Dharma), Guatama ndërmori për gjashtë vjet (sipas burimeve të përçuara) edhe forma të ndryshme askete (të emërtuara tapas, forma të lashta meditimi dhe joge). Kjo kohë e jetës së tij shënoi një pikë shumë të rëndësishme për mësimin e tij : Buddha përjetoi të gjitha përvojat e mundshme njerzore :asketizmin, pushtetin, famën, vdekësimin e trupit, varfërinë, vetminë, martesën dhe dashurinë.
Buddha predikoi një doktrinë dhe një praktikë nganjëherë në skajet e diturisë dhe ndërgjegjes deri në shuarjen / fikjen (Nirvana), që i shmanget teprisë shqisore kështu si asketizmi i hidhur që dëshiron mendjen dhe dëmton trupin. Dëgjuesit e tij të parë kryesorë do të ishin murgjërit, pastaj shokë të kërkimit dhe më pas ndjekës(nxënës) të tij, që formonin një bashkësi gjithnjë e më shumë të mbruajtur me rregullat e veta. Ai iu predikoi edhe laikëve duke u treguar atyre një rrugë maturie (mase) dhe kontrolli të dëshirave që çojnë në një kushtëzim më të mirë të jetesës.