Himni i Flamurit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Tekstin: Aleksander Stavre Drenova (11 Prill 1872 - 1947)
[redaktoni] Teksti
- Rreth flamurit të përbashkuar,
- Me një dëshirë dhe një qëllim,
- Të gjithë Atij duke iu betuar,
- Të lidhim besën për shpëtim
- Prej lufte veç ay largohet,
- Që është lindur tradhëtor,
- Kush është burrë nuk friksohet,
- Po vdes, po vdes si një dëshmor
- Në dorë armët do t'i mbajmë,
- Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
- Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
- Këtu armiqtë s'kanë vend
- Se Zoti vet e tha me gojë,
- Që kombe shuhen përmbi dhè,
- Po Shqipëria do të rrojë,
- Për te, për te luftojmë ne
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Hymni i Flamurit në faqen zyrtare të pesidentit shqiptar
- Dëgjo Hymnin
- Hymni jonë kombëtar nga Prof. Dr. Vasil S. Tole