Karl Marx
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Karl Heinrich Marks lindi më 5 maj të vitit 1818 në Trier, Gjermani; vdiq më 14 mars të vitit 1883 Londër, Britania e Madhe. Ishte një filozof, ekonomist politik dhe organizues revolucionar i Shoqatës Ndërkombetare të Punëtorëve. Ndërsa Marks merrej me një gamë të gjërë problemesh, puna e tij më e famshme analizon historinë e luftës së klasave, e përmbledhur në linjën e parë të Manifestit Komunist: "Historia e gjithë shoqërisë ekzistuese është historia e luftës së klasave."
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Jeta
[redaktoni] Rinia
Karl Marks lind në një familje të pasur dhe progresive çifutësh në Trier, Prusi. Babai i tij, Herschel, pasardhës i një linje të gjatë familjesh çifute, konvertohet në të Krishter në mënyrë që të ketë mundësinë të bëhet avokat. Familja Marks kishte shume shokë intelektuale dhe artistë të cilët i vizitonin shpesh Marksët gjatë rinisë së Karlit.
[redaktoni] Edukimi
Më 1835 Marks regjistrohet në Universitetin e Bonn-it për të studjuar drejtësi. Aty bashkohet me Klubin Taverna e Trier ku gjatë një periudhe mabnte dhe postin e presidentit. Vitin pasardhës, babai e detyron të transferohet në shkollën më serioze dhe të orientuar akademikisht, Friedrich-Wilhelms-Universität në Berlin.
[redaktoni] Marks dhe Hegelianët e Rinj
Në Berlin Marksi fillon të interesohet për filozofinë dhe bashkohet me një grup studentësh dhe profesorësh të rinj të njohur si "Hegelianët e Rinj". Për shumë prej tyre, të ashtuquajturit "Hegelianët e majtë", të ndarë nga përmbajtja teologjike e teorive Hegeliane, kjo ishte një armë e fuqishme për të kritikuar fenë dhe politikën e kohës. Disa anëtarë të këtij qarku krijuan një analogji midis filozofise post-Aristoteliane dhe asaj post-Hegeliane. Max Stirner, një tjetër Hegelian i ri, perdori kritikën Hegeliane për të argumentuar se çdo ide që ndalonte përpara egoizmit nihilistik ishte misticizëm. Vërejtjet e tij nuk pranoheshin nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij, sidoqoftë, libri i Stirner ishte arsye kryesore qe Marksi iu largua ideve të tij Feuerbachiane dhe zhvilloi një koncept thelbësor të historisë së materializmit.
[redaktoni] Karriera
Kur mentori i tij, Bruno Bauer, u pushua nga fakulteti i filozofisë Friedrich-Wilhelms më 1842, Marksi ndërron degën e studimit nga filozofi në gazetari. Ai bëhet redaktor i Rheinische Zeitung, një gazetë radikale ne Cologne. Më 1843, kur gazeta mbyllet, pjesërisht për arsye të konfliktit midis Marksit dhe censurës shtetërore, Marksi i rikthehet filozofisë, aktivizmit politik, dhe jeton duke punuar si gazetar. Marksi së shpejti detyrohet të lëvizë, kjo ndodh shpesh gjatë jetës së tij për arsye të ideve të tij.
Ne fillim ai lëviz ne France ku rishikon idetë e tij në lidhje me Bauer dhe Hegelianët e Rinj dhe shkruan 'On the Jewish Question (Mbi Pyetjen Çifute), kryesisht një kritikë e nocioneve të të drejtave civile dhe emancipimit politik të kohës kur shpeshherë kishte referenca ofenduese ndaj kulturës çifute. Në Paris ai takohet dhe fillon të punojë me shokun dhe bashkëpuntorin e tij të përjetshëm Friedrich Engels, një komunist i deklaruar, i cili ngacmon interesat e Marksit mbi gjendjen e klasës punëtore dhe gjithashtu mbi ekonomine. Pasi detyrohen të largohen nga Parisi për shkak të shkrimeve te tyre, Marksi dhe Engelsi lëvizin në Bruksel, Belgjikë.
Aty Marks dhe Engels bashkeshkruajnë Ideologjinë Gjermane, një kriticizem për Bruno Bauer, Hegel dhe Hegelianët e Rinj. Marks më vonë shkruan Varfërine e Filozofisë (1847), nje libër kritk mbi mendimet socialiste Franceze. Këto pune krijuan bazat për punët e ardhshme të Marksit dhe Engelsit. Manifesti Komunist publikohet për herë të parë më 21 shkurt 1848 nën komisionin e Ligës Komuniste (e quajtur më parë edhe Liga e së Drejtës), një organizate emigrantësh Gjermanë të cilët Marksi i kishte bashkuar në Londër.
Në këtë vit Evropa po përjetonte nje rritje të revolucioneve; nje levizje e klasës punëtore fiton pushtetin nga Mbreti Louis Philippe në France dhe Marksi ftohet që të rikthehet në Paris. Kur qeveria punëtore kolapsoi në 1849, Marks rikthehet në Cologne dhe rifillon punën për gazetën Rheinische Zeitung dhe shumë shpejt riperjashtohet.
Më 1864 Marks organizon Shoqatën Internacionale të Punëtorëve, më vonë e quajtur Internacionalja e Parë, si një bazë e vazhdueshme për aktivizmin politik. Në fjalimin e tij hapës Marksi citon fjalimin e Gladstone "This intoxicating augmentation of wealth and power is entirely confined to classes of property",(Marrja intoksikuese e fuqisë dhe mirëqënies është kufizuar vetëm për klasën me prona). Ai e përsërit këtë citim edhe ne Volumin e pare te Kapitalit. Inkoherenca midis citimit te Marksit dhe fjalimit te Hansardit (i cili ishte shumë i njohur gjatë asaj kohe) filloi të përdorej për të diskredituar Internacionalen. Marksi u mundua ti argumentonte kunderakuzat e tij por kundërshtarët e tij vazhdonin të ktheheshin. Marks më vonë dha si burim te citimin të tij gazetën "The Morning Star".
Engelsi i kushtoi shumë kujdes parafjalës të edicionit të katërt të Kapitalit që si të tjerët nuk e qetësoi gjëndjen. Engels deklaroi se nuk ishte "The Morning Star" por "The Times" gazeta te cilës i referohej Marksi.
[redaktoni] Jeta Familjare
Fejesa e Karl Marksit me Jenny von Westphalen, një arsitokrate, fillimisht u mbajt sekrete dhe për disa vite u kundershtua edhe nga Marksët edhe nga Westphalenët. Jenny dhe Karli bënë shumë fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën kur ishin shumë të rinj. Vajza e tyre, Eleanor (1855-1898), e cila lindi ne Londër, ishte një socialiste e përkushtuar që ndihmonte në redaktimin e veprave të babait.
[redaktoni] Jeta e Mëvonshme
Marksi filloi te varfërohej me kalimin e kohës, dhe ishte i varur nga ndihma financiare që i jepte shoku dhe ortaku, Engels, i cili e ndihmonte me harxhimet e përditshme dhe borxhet e tij. Pas vdekjes së Jenny-t më 1881, Marksi vdiq në Londër më 1883 dhe është i varrosur në Varrezat Highgate, Londër. Mesazhi i gdhëndur në gurin e varrit të Marksit - nje monument i ndërtuar më 1954 nga Partia Komuniste Britanike - është: "Punëtorë të të gjitha shteteve, bashkohuni". Varri origjinal i Marksit ishte i zbukuruar shumë thjeshtë.
[redaktoni] Filozofia Marksiste
Siç thotë dhe studjuesi Amerikan i Marksit Hal Draper, Marksi është një nga shume pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbështëtësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturëve 'Marksistë' të cilët mbronin reformat në vënd të revolucionit : "nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist". Më vone, bashkimi i mendimeve Marksiste me Leninizmin, qe krijoi ideologjinë (Marksizëm-Leninizmin) e bllokut sovjetik, vazhdoi të largohej nga besimet dhe analizat origjinale të Marksit. Sidoqoftë pas kolapsimit më 1989-91 të bllokut komunist, edhe anti-Marksistët i janë rikthyer shkrimeve të Marksit, sidomos për thellësinë e mendimeve të tij mbi analizimin e kapitalizmit, analiza që po vërtetohen çdo ditë e më shumë.
Nocioni i punës është i domosdoshëm në ideologjinë Marksist. Marksi argumentonte se është natyra njerëzore që çon në tranformimin e natyres dhe ai e quante këtë proçes transformimi "punë" dhe kapacitetin për të transformuar natyrën "fuqi punëtore". Sipas Marksit, ky është një kapacitet natyror i aktivitetit fizik, por është shumë i lidhur me mëndjën njerëzore dhe imagjinatën:
Një merimangë kryen veprime që i ngjasojnë një makinerie dhe një bletë mund të turpërojë edhe nje arkitekt në krijimin e hojeve të saj. Por ajo që ndan arkitektin më të keq nga bleta më e mire është se arkitekti fillimisht e imagjinon strukturën e tij para se ta krijojë në realitet (Kapitali, Volumi. I, Kapitulli. 7, Pjesa. 1)
Karl Marksi trashëgoi dialektikën Hegeliane dhe bashkë me të mosbesimin e nocionit të pandryshueshmërisë së natyrës njerëzore. Disa here marksistët shprehin qëndrimet e tyre duke krahasuar "natyrën" me "historinë". Disa herë ata përdorin frazën "ekzistenca vjen përpara ndërgjegjjes". Argumenti në të dyja rastet është se, ajo çfarë është një person caktohet nga ku dhe kur është ai. Konteksti social merr preçedencë mbi çdo sjellje tjetër të lindur, me fjalë të tjera, një nga vlerat më të mëdha të natyrës njerëzore është përshtatshmëria.
Marksi nuk besonte se të gjithe njerëzit funksiononin njëlloj ose që funksioni i dikujt ishte tërësisht individual dhe personal. Ai argumentonte se puna është nje aktivitet social dhe konditat dhe format nën të cilat njerëzit punojnë, vendosen nga gjëndja sociale dhe ndryshojnë me kalimin e kohës.
Analiza e Marksit mbi historine i ka themelet në ndryshimin midis mjeteve dhe forcës së prodhimit. Pra në pratikë gjëra si toka, resurset natyrore, teknologjia të cilat janë të rëndësishmë dhe të nevojshme në prodhimin e të mirave materiale dhe te lidhjeve që krijohen gjatë prodhimit. Me fjalë të tjera marrdhëniet sociale dhe teknike në të cilat njerëzit hyjnë gjatë kohës që përdorin këto mjete prodhimi. Të gjitha së bashku këto krijojnë modelin e prodhimit; Marksi verente se në çdo shoqëri modeli i prodhimit ndryshon dhe shoqëritë Evropiane për shëmbull kishin ndryshuar nga një model feudal prodhimi në një model kapitalist. Përgjithësisht, Marksi besonte se modelet e prodhimit ndryshonin më shpejt se lidhjet që krijoheshin gjatë prodhimit (për shëmbull, ne zhvillojmë një teknologji të re si interneti dhe më pas krijojmë ligje dhe rregulla për rregullimin e kësaj tenologjie). Sipas Marksit lidhja midis bazës (ekonomike) dhe superstruktures (sociale) është një nga arsyet më të mëdha të konflikteve sociale.
Marksi me "lidhjet sociale të prodhimit" nuk kuptonte vetëm lidhje midis individëve por edhe midis grupeve apo klasave të ndryshme. Nga ana shkencore dhe materialiste, Marksi nuk cilësonte klasat si subjektive (me fjalë të tjera grupë me njerëz që në mënyrë të ndërgjegjshme indetifikohen me njëri tjetrin). Ai mundohej ti klasifikonte klasat me argumenta dhe kritere objektive, si për shëmbull mundësia e tyre për të aksesuar në burime të ndryshme (pasuria për shëmbull). Sipas Marksit klasat e ndryshme kanë interesa kundërshtues, kjo një tjetër arsye në zhvillimin e konflikteve të mëdha sociale.
Marksi ishte shume i shqetësuar për mënyrën se si njerzit e harronin vlerën e burimin të tyre më thelbësor, fuqinë punëtore. Ashtu si dialektikën, Marksi filloi me idetë Hegeliane të 'alienimit' por zhvilloi një koncept më materialist. Ai i përshkruante komoditetet, gjërat që njerëzit prodhonin, sikur ato kishin një jetë të tyren të cilës njerëzit kishin veshtirësi për t'ju përshtatur. Në kapitalizëm, lidhjet sociale të prodhimit, si ato midis punëtorëve ose midis punëtorëve dhe kapitalistëve, rregullohen nëpërmjet komoditeteve të cilat shiten dhe blihen në treg, duke përfshirë këtu punën.
Marksi dhe Engelsi mendonin se kontrolli që njëra klasë kishte mbi modelin e prodhimit, nuk kishte të bënte vetëm me prodhimin e ushqimeve apo të mirave materiale por edhe me prodhimin e ideve (kjo është edhe arsyeja përse disa pjestarë të një klase të nënshtruar mund të kenë ide dhe besime që shkojnë kundër interesave të tyre). Për shëmbull, edhe pse ideja se makineritë që njerëzit prodhojnë janë më produktive se vetë njerëzit që i prodhojnë ato, është absurde, ajo reflekton faktin që njerëzit nën kapitalizëm çidentifikohen me fuqinë e tyre punëtore. Një tjetër shëmbull i lidhur me fenë marrë nga "Kuntribut Kritikës së Filozofisë të Drejtë te Hegelit":
"Vuajtjet për arsye të feve janë njëkohësisht shprehja e vuajtjeve të vërteta dhe një protestë kundër vuajtjeve të vërteta. Feja është psherëtima e një krijese të shtypur, zemra e një bote pa zemër, shpirti i një kondite të pashpirt. Eshtë opiumi i njerzve."
Ndërsa teza e tij në shkollë të mesme argumentonte se funksioni parësor social i fesë është promovimi i solidaritetit, Marksi filloi ta shikonte këtë funksion social si një mënyrë për të shprehur në mënyrë teorike pabarazinë sociale tek Zoti ndërsa praktikisht kapitalistët e përdornin për të ruajtur status kuonë.
[redaktoni] Kritikë Kapitalizmit
Marksi argumentonte se humbja e vlerës së punës njerëzore është cilësia kryesore e kapitalizmit. Përpara kapitalizmit, në Evropë kishte tregje ku njerëzit blinin dhe shisnin shërbime apo prodhime. Sipas Marksit modeli kapitalist i prodhimit në Evrope filloi të zhvillohej kur vetë puna u kthye në një komditet/shërbim - kur fshatarët filluan të shisnin fuqinë e tyre punëtore, kjo, një levizje e detyruar për arsye se ata nuk kishin më as mjetet as tokën për të prodhuar. Njerëzit shesin fuqinë e tyre punëtore duke pranuar kompensim në të ardhmen për çdo punë që ata kryejnë në një diapazon të caktuar kohor (pra ata nuk shesin prodhimin e punës së tyre bor kapacitetin/aftësine e tyre për të punuar). Në këmbim të aftësisë së tyre ato marrin para, çka i lejon të mbijetojnë. Ato të cilët janë të detyruar të shesin fuqinë dhe aftësine e tyre për të punuar janë "proletarët". Ato të cilët e blejnë këtë fuqi punëtore, zakonisht pronarë tokash dhe teknologjie, janë "kapitalistë" ose "borgjezë". (Marksi e konsideronte këtë si një përshkrim tërësisht objektiv të kapitalizmit. Proletariati pashamngshmërisht është shumë më i madh se borgjezia.
Marksi bëntë dallim midis kapitalistëve industrialë dhe kapitalistëve tregtarë. Tregtarët blejnë të mira materiale në një vënd dhe i shesin dikut tjetër; më saktësisht i blejnë në një treg dhe i shesin në një treg tjetër. Meqë ligjet e ofertës dhe kërkesës janë aktive, shpeshherë ka ndryshim midis çmimit të diçkaje nga një treg në tjetrin. Tregtarët pra mundohen të kapin ndryshimin midis dy tregjeve për të përfituar. Nga ana tjetër kapitalistët industrialë përfitojnë nga ndryshimi midis tregut të fuqisë punëtore dhe tregut të çfarëdo prodhimi që kjo fuqi punëtore prodhon. Marksi vuri re se në çdo industri të sukseshme çmimet për njësi të inputit janë më të ulëta se çmimet për njësi të outputit. Marksi e quajti këtë diferencë "mbiprodhim" dhe argumentonte se ky mbivlerësim e kishte burimin tek "mbi-punimi".
Modeli kapitalist i prodhimit ka mundësi rritjeje shumë të madhe sepse kapitalistët munden dhe kanë përfitim në ri-investimin e fitimit në teknologji të reja. Marksi e konsideronte klasën kapitaliste si klasën më revolucionare të historisë sepse ajo revoluciononte vazhdimisht mënyrën e prodhimit. Por Marksi argumentonte se kapitalizmi detyrimisht do të kishte kriza të here-pas-hershme. Ai sugjeronte se me kalimin e kohës, kapitalistët do të investonin gjithmonë e më shumë në teknologji dhe gjithmonë e me pak në vlerën e fuqisë punëtore. Meqë Marksi thoshte se mbiprodhimi "i vjedhur" nga puna është burim fitimi, ai thoshte se përfitimi do binte edhe pse ekonomia do të rritej. Në momentin që fitimi bie nën një pikë të caktur do të kishte një "hap prapa" ose depresion dhe gjatë kësaj periudhe disa sektorë ekonomikë do të kolapsonin. Marksi gjithashtu kutptonte se gjatë një krize të tille, çmimi i punës do të binte dhe eventualisht do të mundësonte investime në teknologji të reja dhe rritje të sektorëve të tjerë të ekonomisë.
Marksi besonte se ky cikël rritjeje, kolapsimi dhe rritjeje do ta rriste gjithmonë e më shumë dëmin dhe madhësinë e krizave. Ai gjithashtu besonte se pasoja afatgjatë e këtij proçesi ishte detyrimisht pasurimi dhe fuqizimi i klasës kapitaliste dhe varfërimi i proletariatit. Ai besonte se në qoftë se proletariati do të merrte kontrollon e mjeteve të prodhimit, do të forcoheshin dhe inkurajoheshin marrdhëniet sociale dhe çdo kush do kishte benefite të barabarta si dhe një sistem me më pak kriza periodike. Në përgjithësi Marksi besonte se negocjata paqësore të këtij problemi janë të pamundura dhe se është i detyrueshëm një revolucion masiv i dhunshëm dhe i mirë-organizuar, sepse klasa në pushtet nuk mund ti lëshojë karriget pa dhunë. Ai dha teorinë se për të krijuar dhe stabilizuar një sistem socialist, një diktaturë e proletariatit - një periudhë gjatë së cilës duhet ti jepet rëndësi nevojave të proletariatit dhe jo borgjezisë - është e domosdoshme në mënyrë të herë-pas-hershme. Siç shkruante edhe në "Kritikën e Programit Gotha", "Midis shoqërive kapitaliste dhe komunistë ekziston një periudhe transofrmimesh revolucionare nga e para tek e dyta. Me kete ide korrespondon edhe nje periudhe tranzicioni politik gjatë së cilës qeveria nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se një diktature revolucionare e proletariatit."
[redaktoni] Influenca e Marksit
Marksi dhe Engelsi mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe prezantojnë një analizë komplekse të historisë dhe shoqërisë nga prizmi i marrdhënieve midis klasave. Ndjekësit e Marksit dhe Engelsit i kanë përmbledhur teoritë e tyre në një degë filozofie politike dhe ekonomike të ashtuquajtur Marksizëm. Sidoqoftë ka pasur gjithmonë konflikt në interpretimin e shkrimeve Marksiste dhe aplikimin e koncepteve të tij në ngjarjet dhe konditat aktuale (pra duhet bërë dallimi midis "Marksizmit" dhe "ajo çka besonte Marksi; për shëmbull pak para se të vdiste, më 1883, Marksi i shkruante një letër liderit të punëtorëve Francezë (Jules Guesde) ku e akuzonte atë dhe nipin e tij për "ndryshime të rëndësishme të fjalive dhe ideve" dhe gjithashtu e mohonte vlerën e reformave; për të cituar Marksin"nësë ky është Marksizmi, atherë unë nuk jam Marksist"). Pra teorikisht, termi Marksist përdoret për të përshkruar ato që mbështesin gjuhën konceptuale të Marksit (p.sh. model prodhimi, klasë, komoditete) për të përshkruar shoqeritë te ndryshme (atë kapitaliste për shëmbull) ose për të përshkruar ato individë të cilët besojnë se revolucioni i proletariatit është e vetmja mënyre për të arritur në një shoqëri komuniste. Përplasja midis sistemeve Filozofike të Marksit dhe ombrellës së termave "Marksiste" shpeshherë ngatërrohet si për shëmbull njëanshmëria ndaj studimeve të Marksit gjate Luftës së Ftohtë në Amerikë për arsye te kuptimit që ky term kishte ne Bashkimin Sovietik.
Gjashtë vjet pas vdekjes së Marksit, Engelsi dhe të tjerë krijuan "Internacionalen e dyte" si bazë për një aktivizëm politik të vazhdueshëm. Kjo organizatë kolapsoi më 1914 sepse një pjesë e antarëve filluan të mbështesin teorine "evolucionare" socialiste të Edëard Bernstein, dhe gjithashtu për arsye të ndarjeve që shkaktoi Lufta e Parë Botërore.
Lufta e Parë Botërore krijoi njëkohësisht edhe Revolucionin Rus dhe ngjitjen e Vladimir Leninint në lidershipin e lëvizjes komuniste, ku u krijuan bazat për "Internacionalen e Tretë". Lenini thoshte se kishte të njëjtat ide me Marksin si filozofikisht ashtu dhe politikish. Ai zhvilloi një program politik të quajtur Leninizëm ose Bolshevizëm, i cili thërriste për një revolucion të organizaur nga një Parti Komuniste e organizuar.
Me vdekjen e Leninit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në BS, Joseph Stalin, mori kontrollin e Partisë dhe aparatit shtetërorë. Ai argumentonte se përpara zhvillimit të një revolucioni komunist botëror, Partia Komuniste e BS duhet të arrinte krijimin e komunizmit në BS. Ishin politikat e BS Stalinist ato që krijuan gabime në perceptimin e teorive Marksiste në botën perëndimore. Për shume kohë, sidomos mbas luftës së dyte botërore dhe gjatë Luftës së Ftohte, Marksizmi pa arsyë barazohej me komunzimin, i cili përsëri pa arsye kuptohej si një sistem totalitar që shkelte të drejtat civile.
Më 1929, Leon Trotsky u përjashtua nga BS dhe më 1938 ai krijoi "Internacionalen e Katërt". Mbështëtësit e Trotskit argumentonin se Stalini kishte krijuar një shtet burokratik dhe jo një shtet socialist.
Në Kinë Mao Ce Duni gjithashtu thoshte se ndiqte Marksin, por njëkohësisht mendonte se edhe fshatarët, jo vetëm punëtorët mund të luanin rol në revolucionin Komunist. Kjo ishte një ndarje shumë e madhe nga pikëshikimi i Marksit, i cili e fokusonte gjithë rëndësinë tek proletariati urban dhe mendonte se revolucioni do të ndodhte në shoqëri industriale shumë të avancuara si Franca, Gjermania dhe Britania. Marksizëm-Leninizmi sipas intepretimit të Maos njihej në gjithë botën si Maoizëm.
Gjatë viteve 1920 dhe 1930 një grup disidentësh Marksistë krijuan Institutin Kerkimor Social në Gjermani. Pjesëtarë të këtij grupi ishin edhe personalitete si: Max Horkheimer, Theodor Adorno, Erich Fromm, dhe Herbert Marcuse. Këto autorë shpeshherë grupohen në atë që quhet "Shkolla Frankfurtjane". Puna e tyre e njohur si "Teoria Kritike", është një lloj filozofie Marksiste e influencuar nga Hegeli, Frojdi, Niçe, dhe Max Weber.
Shkolla Frankfurtjane u nda shumë shpejt nga Marksistët, Leninistët dhe Bolshevizmi në disa ide kyçe. Së pari, duke qënë se shkruanin gjatë rritjes së Stalinizmit dhe Fashizmit, ato kishin shume dyshime ne konceptet tradicionale të ndergjegjësimin e klasës proletare të Marksit. Së dyti, ndryshe nga Marksistët e hershëm, sidomos Lenini, ato e kundërshtonin determinizimn ekonomik.
Marksistë të famshëm dhe të rëndësishëm të kohës janë edhe Georg Lukacs, Walter Benjamin apo Antonio Gramsci të cilët së bashku me Shkollën Frankfurtjane njihen si Marksistë Perëndimorë. Henryk Grossman i cili zhvilloi bazat matematike të ligjit të marksit "mbi krizat ekonomike kapitaliste", ishte një tjetër anëtar i shkollës Frankfurtjane. E rendësishme gjatë kësaj periudhe ishte edhe revolucionarja Polake Rosa Luxemburg.
Më 1949, Paul Sweezy dhe Leo Huberman, krijuan "Monthly Review", një gazetë e cila jepte informacione mbi mendimet Marksistë në Sh.B.A dhe ishte e pavarur nga Partia Komuniste Amerikane.
Më 1978, G. A. Cohen u mundua ti mbronte mendimet Marksiste nëpërmjet një teorie shkencore koherente mbi historinë duke e parë këtë të fundit nga një prizëm filozofie analitike. Aty lindi edhe Marksizmi Analitik, një lëvizje akademike që perfshinte personalitete si Jon Elster, Adam Przeëorski apo John Roemer. Bertell Ollman është githashtu një mbrojtës i zjarrtë i Marksit në botën akademike Anglofone.
Marksi radhitet i 27 në listën e personazheve me më shume influencë në botë të shkruar nga Michael H. Hart.
Më korrik 2005, Marksi mori titullin "Filozofi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave" nga një sondazh i kryer nëpërmjet Radio 4 të BBC.
[redaktoni] Referenca
- Stephen Jay Gould, A Darwinian Gentleman at Marx's Funeral - E. Ray Lankester, Page 1, Find Articles.com (1999).
- Daniel Little, The Scientific Marx, University of Minnesota Press (1986), trade paperback, 244 pages
- David McLellen, Karl Marx: His Life and Thought
- Hal Draper, Karl Marx's Theory of Revolution (4 volumes). Monthly Review Press.
- Boris Nicolaevski & Otto Maenchen-Helfen, Karl Marx: Man and Fighter. Penguin books.
- Francis Wheen, Karl Marx, Fourth Estate (1999), ISBN 1857026373 (biography of Marx)
- Isaiah Berlin, Karl Marx: His Life and Environment nga Isaiah Berlin