Los Angeles
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Los Angeles | |
![]() |
![]() |
![]() |
|
Statistika | |
Popullsia -dendësia |
banorë banorë/km² |
Sipërfaqja | km² |
Administrata | |
Shteti | |
Qarku | |
Adresa e kuvendit | |
Posta | |
Prefiksi telefonik | |
Faqe zyrtare | Web faqja |
Politika | |
Kryetar | |
Partia udhëheqëse | |
Los Anxhelosi (ang.: Los Angeles / shk.: LA / L.A.) është qyteti më i madh i Kalifornisë dhe qyteti i dytë më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkë me Nju Jorkun dhe Çikagon është njëri prej tre metropoleve më të rëndësishme të vendit, dhe njëra prej qendrave më të rëndësishme të botës. Kryetari i qytetit është Antonio Villaragoza, që në zgjedhjet e fundit u bë kryetari i parë i qytetit me origjinë spanjolle që nga shekulli XIX.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Qyteti
[redaktoni] Një metropol i pafund
Vetë qyteti shtrihet në 1.290 km2 dhe ka 4 milon banor, por e tërë zona metropolitane (grand Los Angeles) pëfshinë komunën me të njëjtin emër (ku bëjnë pjesë edhe qytete tjera më të vogla si Long Biç, Santa Monika, Uest Hollivud, Pasadina, Beverli Hills, Malibu, etj.) dhe komunat përbri si Orinxh, San Bernardino, Riversajd, dhe Ventura që krijojnë një tërësi ubane e cila mbulon 88.000 km2 dhe rreth 17 milon banor. Për këtë arsye Los Anxhelosi konsiderohet qytet i automobilit, i përshkuar gjërë e gjatë me autostrada 6 trakëshe.
[redaktoni] Përzierje popujsh
Popullsia e Los Anxhelosit është një ndër më të përzierat në botë. Komuniteti hispanik (i përbërë kryesisht nga emigrant meksikan e amerikanoqendrorë) përbën rreth gjysmën e popullsisë, duke e bërë qytetin praktikisht bilingual. Komunitetet tjera të rëndësishëm janë ata aziatikë, veçanërisht kinez dhe korean (kryesisht në lagjen Korejatoun), iranian dhe armen. Pabarazitë ekonomike ndërmjet komuniteteve të ndryshme kanë shpjer deri tek revoltat popullore disa here.
[redaktoni] Qyteti i kinemasë
Simbol i LA është shkrimi i famshëm në kodrat e Hollivudit që tregon rëndësinë që ka pasur industria kinematografike në historinë e qytetit. Sot Hollivudi është një magnet turistik, por studiot më të rëndësishme kinematografike janë zhvendosur përtej kodrave në luginën San Fernando Velli dhe ajo çka mbetet prej viteve të arta janë yjet me emrat e artistëve në trotuar dhe lokalet e modës në bulevardin Sanset.
[redaktoni] Qyteti i diellit
Los Anxhelosi ka klimë shkretinore me të reshura minimale dhe me më shume se 300 ditë më diell në vit. Përgjatë bregdetit klima moderohet nga rrymat oqeanike të ftohta, por në brendësi temperaturat ditore kalojnë lehtë 35 shkalle. Falë një rrjeti kanalesh që bartin ujin nga lumi Kolorado, LA është një qytet paradoksalisht i pasur me vegjetacion tropikal.
[redaktoni] Historia
I filluar më 1781 nën emrin El Pueblo de Nuestra Señora la Reina de los Ángeles sobre El Río Porciuncula nga misionar katolik kur Kalifornia ende i takonte Spanjës, Los Anxhelosi u aneksua bashkë me Kaliforninë më 1850, kur popullata e qytetit ishte ende 1.610 persona. Deri më 1900 mbeti relativisht pak i populluar, por zbulimi puseve të naftës dhe realizimi i ujësjellësit të projektuar dhe konstruktuar nga Uilliam Mulland i jep shtytje një zgjerimi eksponencial që ka sjellur atë në përmasat e tanishme.
[redaktoni] Kultura
[redaktoni] Universitete
Në Los Anxhelos apo në zonat përreth ndodhen universitete të shumta. Universitetet publike janë:
- Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA)
- Universiteti Shtetëror i Kalifornisë, Los Anxhelos (CSULA)
- Universiteti Shtetëror i Kalifornisë, Northrixh (CSUN)
Universitetet private që ja vlen të përmenden:
- Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC)
- Universiteti Peperdajn
- Universiteti Lojolla Marimaunt
- Kolegji Oksidental
- Kolegji Otis i Artit dhe Dizajnit
Sistemi i kolegjeve dyvjeçare (community college) në qytet përfshijnë atë të Los Angeles College, atë Los Angeles Pierce College, Los Angeles Valley College, Los Angeles Mission College.
[redaktoni] Atraksionet
Atraksionet më të rëndësishme janë lagjja e Hollivudit, dyqanet e Rodeo Drive dhe villat e yjeve në Beverlli Hills, parqet tematike në Disneyland dhe Universal Studios. Lokacionet e incizimeve të filmave më të rëndësishëm amerikan mund të shihet përreth qytetit.
[redaktoni] Sporti
Los Anxhelosi nuk ka ekip të futbollit amerikan, por prezantohet në të gjitha sportet tjera të rëndësishëm:
- Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers në NBA (basketboll)
- Los Anegeles Dodgers dhe Los Angeles Angels në MLB (bejsboll)
- Los Angeles Kings në NHL (hokej në akull)
- Los Angeles Sparks në WNBA (basketboll për femra)
LA ka organizuar dy olimpiada (të X dhe XXIII) dhe finalen e Botërorit të Futbollit të vitit 1994.
[redaktoni] Qytetet binjake
- Athina (Greqi)
- Oklandi (Zelanda e Re)
- Berlini (Gjermani)
- Bordo (Francë)
- Busani (Korea e Jugut)
- Giza (Egjipt)
- Guangzhou (Kinë)
- Xhakarta (Indonezi)
- Lusaka (Zambi)
- Makati (Filipine)
- Mumbai (Indi)
- Nagoja (Japoni)
- Shën Petërsburgu (Rusi)
- Salvador de Bahia (Brazil)
- Spalato (Kroaci)
- Teherani (Iran)
- Tajpeji (Tajvan)
- Vankuvër (Kanada)
[redaktoni] Lidhje të jashtme
![]() |
Ky artikull nga Shtetet e Bashkuara është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |