Diarre
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Barku ose diarre nënkupton kryerjen e nevojës më shpesh se 3 herë në ditë, me çrast nevoja është e paformuar dhe te të rriturit e kalon peshën prej 200 g/ditë. Me diarre është e lidhur një ndjenjë e madhe për kryerjen e nevojës, e cila paraqet problemin kryesor të të prekurve nga sëmundja.
Një diarrhe e cila zgjat më shumë se 4 javë llogaritet si diarre kronike.
[redaktoni] Shkaktarët
Diarret akute janë shpesh të shkatuara (në 90 % të rasteve) nga infekcionet të ndryshme ose nga helmimi me ushqime të prishura. Çdo vit një e treta e popullsisë është e prekur njëherë nga diarre.
Diarret kronike e shkaktojnë: stersi, alergjitë e e ushqimit, të ushqyerit e gabuar, mosfunksionimi i pankreasit, mëlçisë dhe tëmthit, infeksione kronike, parazitë, sëmundje kronike të zorrës së trashë si: Morbus Crohn, citostatikët, digitalis, etj.
[redaktoni] Mjekimi
Foshnjat, fëmijët dhe të moshuarit në rast të një diarreje të fotë duhet pa tjetër dhe menjëherë të konsultojnë mjekun. Vlen të përmendet se gjatë diarresë duhet të praktikohet një abstenimin prej ushqimit ose të merren ushqime të lehta për tretje. Me rënëdësi është barazimi i lëngjeve dhe mineraleve të humbura.
Ky artikull nga Mjekësia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Ju lutemi shikoni edhe Udhëzimin rreth artikujve të mjekësisë! |