Ernest Hemingway
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ernest Hemingway | |
![]() |
|
Emri: | Ernest Miller Hemingway |
---|---|
Ditëlindja: | 21 korrik 1899 |
Vendlindja: | Cicero, Illinois |
Ditëvdekja: | 2 korrik 1961 |
Vendvdekja: | Ketchum, Idaho |
Nacionaliteti: | Amerikanë |
Zhanri: | Dramë |
Ernest Hemingway (sqt. Ernest Heminguej) ishte një shkrimtar amerikan me renome. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Heminguej në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë të shkëlqyer realizmin letrar në ShBA.
I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plotë jetë. Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.
Ky shkrimtar kolosal amerikan është lauruar me shpërblime prestigjioze letrare, madje në vitin 1954 ky shkrimtar merr çmimin Pulitzer. Bëri vetëvrasje.
Në gjuhën shqipe janë përkthyer një varg romanesh, e vëllimesh me prozë tregimtare të këtij shkrimtari. Vlen të përmenden shqipërimet kolosale të Ismail Kadarese, Vedat Kokonës.
[redaktoni] Vepra te Heminguejit ne shqip
- Plaku dhe deti
- Dëborërat e Kilimanxharos
- Për kë bien këmbanat