Mesia
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Mesia (nga hebr. משיח, mashiah - i vajisuri, i mirosuri) është një emërtim hebraik në Tanak dhe Bibël me të cilin tregohet njeriu fuqiplotë e i përzgjedhur nga JHVH të cilit i ngarkohet detyra e posaçme për popullin e tij, Izraelin. Ky emër dhe detyrë i ngarkohej më së shumti mbretit, më vonë edhe kohenit (priftit të lartë) dhe një profeti të vërtetë të frymëzuar nga Perëndia.
Në gjuhën greke mashiah u përkthye Χριστός (Hristos - i mirosuri, i vajisuri), nga i cili rrjedh emri i Jezusit (יהושע - Jeshua, Jehoshua) nëpërmjet ungjijve grekë "Ιησους" (Isus) dhe në gjuhën latine Iesus.