Ungjilli
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Ungjilli (nga greqishtja ευαγγελιον, evangelion - lajm i mirë) është në krishterim shpallja e lajmit të mirë të ardhjes së mbretërisë së Perëndisë nga Jezusi, të dashurisë, dhe të veprimtarisë shpëtuese të tij si edhe përmbledhja e katër librave të Besëlidhjes së Re të apostujve të Krishtit, Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit.
Shprehja "ungjill" u përdor nga Shën Pali, ndoshta përpara mbruajtjes dhe shkrimit të ungjijve kanonikë të Besëlidhjes së Re. Ai u kujton njerëzve besimtarë në Korint "për ungjillin që ua parathashë unë", nëpërmjet të cilit Pali pohoi, se ata do të shpëtoheshin, duke theksuar shfaqjen e Krishtit pas Ringjalljes.
-
-
- «...sepse Krishti vdiq për mëkatet tona sipas shkrimeve; Dhe se ai u varros; dhe se ai u ngrit përsëri ditën e tretë sipas shkrimit; Dhe se ai iu shfaq Kefas; pastaj të Dymbëdhjetë (apostujve): Pas kësaj, ai iu shfaq pesëqind vëllezërve njëherazi: një pjesë e madhe e tyre e mori këtë dhuratë, por disa kanë rënë në gjumë. Pas kësaj ai iu shfaq Jakobit, pastaj të gjithë apostujve. Të fundit, ai mu shfaq edhe mua, si një i lindur përtej kohës së tij.»
-
Përdorimi më i hershëm i ruajtur i fjalës "ungjill" (apo barasvlerësi evangelion) për të shënuar një lloj të veçantë shkrimesh daton në qindvjeçarin e dytë . Shën Justini (rr. 155) në apologjinë 1, 66 të tij shkruan: "...apostujt, në kujtimet e mbledhura prej tyre, të cilat quhen ungjij".
Tabela e përmbajtjeve |