Sali Berisha
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Sali Berisha | |
Emri | Sali |
Mbiemri | Berisha |
Lindur më | 15 tetor 1944 |
Lindur në | Tropojë |
Vdiq më | - |
Vdiq në | - |
Nacionaliteti | shqiptar |
Profesioni | president, kryeministër, mjek |
Sali Berisha |
Sali Berisha, Dr. (L. 15 tetor 1944, Tropojë) - profesor, kardiolog, president dhe kryeministër shqiptar.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Edukimi
Në vitin 1967 mbaroi studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Studimet pasuniversitare në fushen e Hemodinamikës, i mbaroi në Paris (Francë).
[redaktoni] Karriera
- Sali Berisha ka qenë president i Shqipërisë gjatë viteve 1992-1997.
- Në vitin 1968 emërohet si anëtar i Komitetit evropian për Zhvillim në Shkencat e Mjekësisë.
- Karriera politike e Sali Berishës fillon me lëvizjen studentore të Dhjetorit 1990 në të cilën ai merr pjesë si aktivist i dalluar kundër sistemit qeverisës të Shqipërisë së viteve 1990. Një vit pas fillimit të lëvizjes emërohet kryetar i partisë së dale nga ajo: Partia Demokratike. Në zgjedhjet e Partisë Demokratike të 1997 ri-zgjidhet si kryetar, pozicion që ende e mban. Është zgjedhur deputet i Parlamentit Shqiptarë në vitet 1991, 1992, 1997 dhe 2001.
- Me 3 korrik 2005, koalcioni prej pesë partive të qendës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ja arrinë që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë.
[redaktoni] Veprat
- Gjatë viteve 1980-1990, përderisa mbante ligjërata në Universitetin e Tiranës, ai botoi literaturë studiuese, tekste për mësim universitar. Po ashtu gjatë kësaj kohe Berisha botoi artikuj në shkencat e kardiologjisë në Shqipëri dhe jashtë saj. Ka punuar si drejtues dhe profesor në Klinikën e Kardiologjisë të Tiranës. Berisha mban titullin Profesor Doktor.
[redaktoni] Jeta private
Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane dhe ruse.
[redaktoni] Shih edhe
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Kryetarët / Presidenti i Shqipërisë | |
Ahmet Zogu | Enver Hoxha | Ramiz Alia | Sali Berisha | Rexhep Mejdani | Alfred Moisiu |
Ky artikull nga Politika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |