Vdekja
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Vdekja është ndërprerja e plotë e jetës së një organizmi të gjallë. Gjendja e vdekjes njerezore ka qenë gjithmonë e errët nga misteri dhe bestytnia. Përcaktimi i saj i saktë mbetet kundërshtues, duke dalluar sipas kulturës dhe sistemeve ligjore.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Vdekja trupore dhe ajo qelizore
Funksioni normal qelizor merret me prodhimin e energjisë së lirë të nevojshme për shkëmbimin e lëndëve, prodhimin e strukturës së proteinave dhe enzimeve, mirëmbajtjen e lëndëve kimike të qelizave, dhe riprodhimin e qelizave. Gjatë funksionimit normal, qelizat kanë nevojë për oksigjen, fosfat, kalcium (C, H, N, O, P, S), lëndë ushqyese, adeninë trifosfat, e cila nevojitet si burim i energjisë së lirë, mbrojtjen e cipës qelizore, dhe një gjendje të vazdhueshme veprimtarie që kërkon marrje oksigjeni. Vdekja qelizore mund të ndodhë nëse ndonjëri prej këtyre funksineve ndërpritet.
Biologjikisht, vdekja mund të rishikohet si një organizëm i tërë ose vetëm disa pjesë të tij. Në të vërtetë është e mundshme që disa organe ose disa qeliza të vdesin, por organizmi në koklavitjen e tij të vazhdojë të jetojë. Anasjelltas, disa qeliza mund të jetojnë për një farë kohe pas vdekjes së organizmit të cilit i përkasin (gjë që bën të mundshme marrjen e organeve dhe transplantimin). Disa biologë hamendësojnë që funksioni i vdekjes është të lejojë Zhvillimin (evolucionin), apo të mundësojë ushqimin e qënieve të tjera të gjalla, më shpesh të llojeve të ndryshme, nga të cilët janë grabitqare në jetë (gjahu) ose pas vdekjes (kalbja).
[redaktoni] Ndryshime trupore që shpien në vdekjen natyrore
[redaktoni] Ndryshimet pas vdekjes
[redaktoni] Vdekja për njeriun
[redaktoni] Shenjat e afrimit të vdekjes natyrore
[redaktoni] Kur është vdekja natyrore e afërt
[redaktoni] Kur ndodh vdekja natyrore
[redaktoni] Shkaqet që çojnë në vdekjen natyrore të njeriut
[redaktoni] Përshkrimi fizik i vdekjes
- - Në momentin e vdekjes:
- Zemra pushon.
- Lëkura shtrëngohet dhe zbehet.
- Sistemi muskulor shtendoset.
- Bie temperatura e trupit.
- - 30 minuta më vonë:
- Lëkura bëhet si dyll dhe merr ngjyr vjollc.
- Buzët, gishtat e duarve dhe të këmbëve cungohe dhe zbehen ose bëhen të bardhë pasi gjaku largohet.
- Gjaku tërhiqet në pikat më të ulta të trupit duke lënë njollë vjollc - të zezë.
- Duart dhe këmbët kalojnë në të kaltërt.
- Sytë fillojnë të tërhiqen në zgavra.
- - 4 orë më vonë:
- Rigor mortis fillon të veprojë
- Zbehja e lëkurës dhe pozicionimi i gjakut vazhdojnë
- Rigor mortis fillon t'i shtrëngojë muskujt për rreth 24 orëve të ardhshme, pastaj do të riveprojë dhe trupi do të kthehet në gjendje të butë.
- - 12 orë më vonë:
- Trupi është plotësisht nën rigor mortis.
- - 24 orë më vonë:
- Trupi tani ka temperaturën e ambientit që e rrethon.
- Tek meshkujt sperma vdes.
- Koka dhe qafa tani kanë ngjyrë të gjelbërt, blu.
- Ngjyra e mësipërme vazhdon të shpërndahet në pjesët tjera të trupit.
- Ka aromë të fortë të mishit të kalbur.
- Fytyra e personit në të vërtetë tanimë fillon të bëhet e panjohurt.
- - 3 ditë më vonë:
- Gazërat në inde formojnë fluska të medha në lëkurë.
- I tërë trupi fillon të fryhet dhe ënjet. Ky proces përshpejtohet nëse trupi gjendet në ambient të ngorohtë ose në ujë.
- Lëngje rrjedhin përmes gojës, hundës, syve, veshëve, rektumit dhe përmes uriterit.
- Qimet e trupit akoma rriten.
- - 3 javë më vonë:
- Lëkura, flokët, thonjtë mundë lehtësisht të shkulen nga trupi.
- Lëkura zbërthehet dhe hapet në shumë vende për shkak të shtypjes së gazrave të brendshme dhe prishjes së vetë lëkurës.
- Shkatërrimi do të vazhdojë gjersa të mbetet vetem skeleti që mund të zgjas një muaj në kohë të nxehtë dhe dy muaj në kohë të ftohtë. Dhëmbët janë shpeshë e vetmja gjë që mbetetm vite dhe shekuj më vonë sepse zmalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trup. Ashti i nufullës është më i ngjeshuri që e bën zakonisht edhe këtë të mbijetojë një kohë të gjatë.